Eksperimentuesja e flokëve - Dua Lipa ka shijuar disa vite mjaft të gjalla kur bëhet fjalë për ngjyrat e flokëve.

Së bashku me pamjen e saj të fundit të rebeluar në “BRITs”, e mahnitshme ishte padyshim prerja e inspiruar nga vitet '90 , e realizuar nga Chris Appleton.


Sidoqoftë, postimi i saj i fundit në Instagram është në një nivel krejt tjetër të eksperimentimit.

Në fotografinë e parë, Dua ka një bob të kaltër qielli dhe një veshje minimaliste, ndërsa mbështetet në atë që duket si një tryezë kafeje.

Në shkrepjen e dytë dhe të tretë, modeli i saj blu është shndërruar në një atmosferë koralesh rozë-pjeshkë-korale.

dualipa 190235700 749726755700624 8067687136009728587 n

Në thelb është një ëndërr e nuancave neon. Thënë të drejtën, është e vështirë të zgjidhet se cila pamje është më e bukur – ajo duket spektakolare në të dyja mënyrat. /Telegrafi/

dualipa 190354261 305578331111604 5866092912703488193 n