Site icon Telegrafi

Ngjyra e menstruacioneve zbulon ndryshime të rrezikshme në trupin e femrës!

Me siguri keni vënë re që gjatë një cikli menstrual ngjyra e gjakut ndonjëherë është më e hapur, ndonjëherë më e errët si dhe shumica e femrave ballafaqohen me gjakderdhje në formë të pikave gjatë ciklit

Ajo që mund të jetë faktor përcaktues i ndonjë nga këto çrregullime, është ngjyra e gjakut dhe nëse vëreni ndonjë ndryshim të pazakontë, kontaktoni mënjëherë mjekun tuaj.

Rozë

Ngjyra e gjakut rozë është karakteristikë për mbarimin e ciklit menstrual ose për shkak se paraqitet më herët, mund të jetë shenjë e shtatzënisë së hershme, çrregullimeve hormonale apo sëmundjeve të rrezikshme të organeve riprodhuese, kështuqë është më mirë të vizitoni një gjinekolog.

E kuqe e ndritshme

Nëse kjo është ngjyra standarde e gjakut gjatë ciklit, mos u shqetësoni- është krejtësisht normale. Problemi lind kur gjakderdhja zgjat më shumë se një javë dhe gjaku nuk bëhet rozë e hapur dhe nuk zbehet. Në rast të tillë drejtohuni tek mjeku.

E kuqe e errët

Edhe ngjyra e kuqe e errët është plotësisht normale, sidomos në mes të ciklit menstrual. Nëse ngjyra nuk zbehet me kalimin e ditëve dhe vazhdon të rrjedh gjak më shumë se zakonisht, kjo mund të jetë një shenjë e hershme e abortit tek gratë shtatzëna, ose në rastin më të keq – prania e tumoreve në trup.

E kuqe – portokalli

Kjo ngjyrë është me të vërtetë një dukuri e pazakontë, kur bëhet fjalë për menstruacione dhe zakonisht i referohet ndonjë infeksioni. Me këtë nuancë ngjyre, përcjellet zakonisht edhe aromë e pakëndshme e cila është shenjë se duhet ti drejtoheni mënjëherë mjekut.

Lexo po ashtu Si ndryshojnë menstruacionet gjatë viteve tuaja të 20’ta, 30’ta dhe 40’ta

E kaftë në të zezë

Edhepse ndoshta mund të ju tingëllojë keq, ngjyra e kaftë e errët në gjak, në fakt është gjaku i vjetër i mbetur, që nuk ka arritur të pastrohet e të dalë dhe është mbajtur për arsye të ndryshme në mitër. Këtë mund ta vëreni nëse peroidat tuaja janë vonuar për disa ditë. Në përgjithësi kjo është normale, por nëse vëreni ngjyrë portokalli apo të zbehtë, kjo mund të jetë padyshim shenjë e infeksionit.

Lexo po ashtu Ndërprerja dhe rikthimi i periodave brenda pak ditësh: A është normale?

Gjakderdhje të rënda

Në shumicën e femrave, të paktën një ditë nga tërë cikli pasohet me gjakderdhje të madhe në krahasim me ditët tjera. Zakonisht, kjo është dita e dytë apo e tretë dhe është krejtsisht normale. Nëse gjakderdhja nuk ndalon gjatë tërë javës me sasi të mëdha të humbjes së gjakut, duhet ta informoni mjekun për gjendjen tuaj.

Gjakderdhje në formë të pikave

Nëse në brekët tuaj apo pecetën higjienike vëreni njolla gjaku, ndërsa nuk e keni kohën e menstruacioneve, drejtohuni tek gjinekologu sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se kjo dukuri mund të jetë shenjë e rregullimeve hormonale apo shtatzënisë së hershme. /Telegrafi/

Exit mobile version