Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela u shpreh se Edi Rama mund të rrëzohet me një rezolutë të Parlamentit të Kosovës, pas nismës për Mini Shengenin ballkanik.
Ai theksoi se kjo nismë është një gabim politik i kryeministrit të Shqipërisë, pasi përçan shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.
“Luan për Shqipërinë apo kundër saj, kjo nuk është arsye e momentit, por është një arsye që i përket historisë. Serbia armatoset rëndë, Kosova ka kaluar në armatë me orientim amerikan dhe me ndihmë amerikane ushtarake. Këtij i kërkojnë të ndërtojë ushtrinë, ky as çan kokën fare dhe bën edhe këtë”.
“Ky është një kryeministër pa asnjë vlerë politike dhe kjo është më e pakta e akuzës ndaj tij, i paaftë! Marrëveshja nuk është aq e lehta sa ta bëjë kryeministri, por e bën Parlamenti. Mua nuk ma ha mendja se Parlamenti është çmendur të ribëjë përsëri gabimin e vitit 1939 që i dha kurorën Viktor Emanulit. Është e njëjta gjë. Zakonisht, parlamentet anti-kombëtar ndodhin një herë në shekull. Çfarë e detyron Ramën të merret me këto? Nuk ka të sigurt pushtetin”, tha Ngjela në A2.
“Tani, Prishtina politike e ka në dorë Ramën. Na shpëton edhe ne. Unë e quaj paaftësi. Ne e konsiderojmë paaftësi maksimale. Në një kohë që ata armatosen, në një kohë që Kosova nuk njihet nga Serbia, ai thotë hajde të bëjmë Mini Shengenin. Mosnjohja e një shteti nga një shtet tjetër do të thotë gjendje luftë dhe Kosova dhe Serbia janë në gjendje lufte. Nëse Rama nuk e di këtë, atëherë nuk ka vlerë si kryeministër. A e di Rama se gjithçka këtu luhet kundër botës shqiptare në Ballkanin perëndimor? Nëse nuk e di, duhet ta mësojë, por fakti që nuk e di është i paaftë. Sapo të vendoset parlamenti i ri në Kosovë. Një rezolutë e Parlamentit të Prishtinës kundër Ramës, rrëzon Ramën në Tiranë. Një rezolutë e tillë me dëmin e madh që i krijoi Kosovës, këtë e rrëzon. Kosova është pjesë e Shqipërisë, minimumi 2000 vjet pjesë e Arbërisë. Shqiptarët e fituan me sakrifica dhe i kanë bërë këto ndaj serbëve”, tha ai.
Më tej Ngjela tha se “kur Serbia është pushtuese e popujve shqiptarë, çështja është që ky po i del në ndihmë. Ky quhet gabim politik. Shqipëria ka të ardhura për frymë barabartë me Serbinë, por Shqipëria nuk ka prodhim. Shqiptarët kanë eksportuar punë. Ne na mban emigracioni. Paratë e emigracionit do të vijnë të shpërdorohen me prodhimin serb. Ata eksportojnë mall. Ai vjen të pushton tregun. Ky kryeministër nuk e kupton këtë dhe duhet të flakët. Si do iki? Me një rezolutë të parlamentit të Prishtinës. Albin Kurti është risi në politikën shqiptarë dhe ka trembur shumë Beogradin. Kjo është arsyeja politike që Rama mund t’i trembet Kurtit, pasi ka disnivel me Kurtin”.
“Rama nuk ka mbështetjen nga ndërkombëtarët. Nga Uashingtoni nuk mund të ketë mbështetje pasi është shkatërrim politik për botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Politika amerikane e ka shpresën në Ballkanin Perëndimor te bota shqiptare. Është forca e saj që ka krijuar një shtet që është Kosova dhe është forca e saj që po krijon në një shtet të ri me Maqedoninë e Veriut”.
“Opozita aktuale në vend nuk e rrëzon Ramën, nuk ka forcën e analizës politike të nivelit të lartë. Nuk e ka aftësinë e optikës së re. Por ky gaboi rëndë. Këtu nuk dëmtohet Shqipëria, më shumë se sa izolohet Kosova”, tha avokati Ngjela, në A2.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker