Nga sonte për 48 orë fillon festivali më unik në vend, i cili mbahet në Pejë, Into The Park!

Into The Park vjen më atraktiv se asnjëherë tjetër, duke qenë ndër festivalet që tërheq më së shumti të rinjt këtë vit për shkak të ndryshimeve tejet karakteristike që i ka bërë ky festival në organizim.


14409425 1310956838929203 3586587659693355306 o Skenë gjigante, atmosferë impozante - mijëra të pranishëm në Into The Park vitin e kaluar!

Sivjet veçantia e Into the Park janë dy skenat, një në parkun Karagaç në Pejë dhe tjetra skenë në kilometrin e katërt në Rugovë me pamjen piktoreske, afër atraksionit turistik “Zip Line” ku do të performojnë top DJ shqiptarë dhe ndërkombëtarë për 48 orë pa u ndalur.

Festivali Into the Park zhvillon edicionin e tij të gjashtë kur edhe një herë si tendencë kryesore e ka muzikën alternative kosovare dhe promovimin e saj para audiencave të mëdha në numër, ashtu sikurse promovimin e turizmit në Zip Line, Via Ferrata dhe Parkun e Aventurave.

14362546 1310957975595756 2357744844517176750 o PINT vitin e kaluar ishin kryefjala e hip hopit në Into the Park

Aktivitetet do të jenë të ndërlidhura me sensibilizim mbi zhvillimet e llojeve të ndryshme të muzikës që vie si burim i teknologjisë, duke gjetur në këtë zbavitje gërshetim të saj me promovim të atraksioneve të turizmit të qëndrueshëm në komunën e Pejës.

14362532 1310956705595883 5872093388213689145 o Nga sonte më 14 dhe 15 korrik për 48 orë mbahet Into The Park 2017!

Into the Park festival po vjen më i veçantë se kurrë, andaj për të rinjt kjo është një mundësi ultimative për një eksperiencë më ndryshe, e cila nuk duhet të lëshohet. /Telegrafi/