Trotinetet elektrikë, me të gjithë promovimin e tyre të mënyrës së qëndrueshme të udhëtimit dhe lehtësisë së përdorimit, janë bërë një pjesë e zakonshme e rrugëve tona. Megjithatë, në këtë rritje të madhe të përdorimit të tyre, një shqetësim i pandryshuar dhe për të cilin duhet bërë më shumë, është siguria.
Kuvendi në fillim të vitit 2020 për herë të parë i ka futur në Ligjin për siguri në komunikacion dhe ka përcaktuar rregullat, mënyrën e vozitjes dhe dënimet për shoferët e pakujdesshëm. Ndërsa qytetarët, as që janë të informuar se ekziston ndonjë ligj për trotinetët elektrikë.
Gazeta KOHA doli në terren për të biseduar me disa nga ata që ngasin trotinete dhe për t’i pyetur se a e respektojnë ligjin për trotinetet elektrike, mirëpo ata nuk kishin ndonjë informatë se ekzistojnë rregulla të posaçme për trotinetet elektrikë.
“Për herë të parë po e dëgjoj vërtetë, unë ngas thuajse tre vite, por nuk më ka ndodhur të gjobitem. Sa i përket shpejtësisë, ngasim sipas rrugës. Në rrugë më të ngushta ngasim më ngadalë sigurisht. Unë i di rregullat e kufizimit të shpejtësisë, nuk mendoj se është e nevojshme të ketë rregulla të posaçme për trotinete”, tha Agon Emini.
Ndërkaq, Ligji për sigurinë në komunikacion njoftoi se qytetarët që ngasin trotinetë elektrikë duhet të lëvizin në një shteg biçikletash nëse ka një me shpejtësi maksimale 25 km/h dhe në një shteg apo trotuar me shpejtësi maksimale 6 km/h. Nëse nuk ka rrugë të shënuar me të kuqe në vendkalim, ata duhet të zbresin. Gjobat për mosrespektim të këtyre rregullave janë nga 80 deri në 120 euro.
“Një trotinet elektrikë mund të përdoret nga një person që ka mbushur moshën 14 vjeç. Shoferi nuk duhet të transportojë persona të tjerë gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk mund të drejtojë kafshë gjatë kohës që drejton mjetin. Është mirë të vendoset helmetë gjatë vozitjes dhe është e detyrueshme kur bie errësirë të vishet jelek reflektues, sepse në të kundërtën gjoba do të jetë 50 euro”, thuhet në Ligj.
Nga ana tjetër, sipas statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) trotinetet elektrikë janë përfshirë në ligj, por nuk zbatohen.
“Sa i përket kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e trotineteve elektrikë, në vitin 2022 janë sanksionuar gjithsej 66 vozitës, ndërsa në vitin 2021 janë sanksionuar gjithsej 29 drejtues të trotinetëve elektrikë. Ne inkurajojmë përdorimin e biçikletave dhe trotinetëve elektrikë, të cilët si kategori automjetesh nuk kontribuojnë në ndotjen dhe reduktimin e bllokimit të trafikut, por vërejmë se ato automjete duhet të drejtohen edhe me përgjegjësi, duke respektuar rregullat dhe rregulloret e përcaktuara për qarkullim të sigurt për të gjithë ne”, theksoi MPB.
Ndryshe, sipas Këshillit Republikan për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), nuk ka të dhëna për numrin e trotineteve në vend.
“Ndryshe nga mjetet e tjera të transportit për të cilat ka rregullore të përbashkëta evropiane, ende nuk ka asnjë për trotinet. Megjithatë në ligjin tonë rregullat janë të vendosura, por fatkeqësisht nuk respektohen. Jemi dëshmitarë se ata shkojnë në drejtim të kundërt, kalojnë në vendkalime që nuk janë të shënuara dhe në mënyrë që nuk lejohet dhe aty ku nuk ka vendkalim të shënuar nuk zbresin nga trotineti”, thanë nga KRSKRR./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476574594_1561487547885556_5212557754635621211_n-780x439.jpg)
Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj
![Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cik-780x439.jpg)
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit
![Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/sulmet-kibernetike-780x439.jpg)
Sulmi kibernetik ndaj ueb-faqes së KQZ-së, analiza e ekspertit të sigurisë kibernetike: Kishte për qëllim infektimin e vizitorëve dhe vjedhjen e informatave
![Vritet një person në Skenderaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/LAJMI-I-FUNDIT-3-1130x635-1-780x439.png)
Vritet një person në Skenderaj
![Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/ilustrim-Qeveria-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-780x439.jpg)
Qeveria: Nuk kemi të bëjmë as me serverët e as me software-in e KQZ-së, po tentohet të shkaktohet huti me qëllim që të ulët besimi në zgjedhje
![Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/edi-rama-780x439.jpeg)
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re