Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, kadetët e Forcës së Sigurisë presin që ajo të kthehet në Ushtrinë e Kosovës. Në stilin amerikan, ata mësohen të bëhen ushtarë, por titullin nuk e kanë kështu.
Për shkak të statusit njësia e tyre quhet FSK. Premtim Shaqiri është një prej kadetëve që jeton në kazermë.
“Që i vogël kam pasur dëshirë të jem ushtarak, gjatë studimeve në shkollë të mesme e kam menduar shumë. Në klasë të dhjetë e kam marrë vesh se këtu ekziston qendra universitare dhe që atëherë nuk kam pasur më dyshim se çfarë doja të bëja me karrierën time”, tregon Shaqiri.
Kësaj rruge i është futur komandanti i tyre, presidenti Hashim Thaçi. Por, reagimi i NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare nuk ishte shumë pozitiv. FSK që të kthehet në ushtri pret ndryshimin e ligjit apo të Kushtetutës dhe për këtë kërkohen konsultime me Listën Serbe.
Në kazermë, kadetët i respektojnë ushtarakisht rregullat. Dhomat e pastra janë një rregull, shkelja e të cilit gjobitet. FSK ka bashkëpunim edhe me akademitë e tjera të rajonit dhe shkëmbimi i studentëve është gjë e zakonshme.
Akademia ushtarake përgatit çdo vit një grup studentësh që kanë të drejtë edhe studimi në universitete të rëndësishme në Kosovë dhe jashtë. Ata duhet t’i shërbejnë vendit në një kohë të caktuar.
Kadeti Shaqiri i është përkushtuar mësimit. Nga qyteti i Vushtrrisë, ai jeton nën komandë larg familjes dhe shpresën e tij është që një ditë të bëhet ushtarak i vërtetë.
“Kur kam ardhur në këtë shkollë, ajo që pres është t’i shërbej këtij vendi dhe me padurim presim ditën që ne të jemi në dispozicion për të kryer detyrën tonë”, thotë Shaqiri.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka armatim të lehtë. Përgatitja fizike është e përditshme për secilin. “E kanë pak problem përshtatjen kur vijnë nga jeta civile në atë ushtarake, për t’u përshtatur me rregullat. Por shumë shpejt ata bëhen profesionistë”, thotë komandanti i QSU, Avni Kiqina.
Por, monopolin ushtarak në Kosovë e ka NATO, si nënshkruese e marrëveshjes për fundin e luftës. Nëntogeri Zoran Stajiq, në emër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bën fushatë për rekrutimin e serbëve të rinj nën uniformën kosovare në qytetin e Lipjanit.
Pagat dhe sigurimi i punës shtyjnë shumë serbë të provojnë fatin. Serbët që i shërbejnë FSK-së thonë se në fillim e kanë patur të vështirë dhe kanë patur provokime. Por tani kanë vetëm respekt dhe interesi i tyre është i lartë, pavarësisht kundërshtisë së Beogradit.
“Mësojnë shqip dhe anglisht. Shqip di më pak, por kolegët më ndihmojnë dhe mundohen maksimalisht. Kam vetëm fjalë mirënjohjeje për komandantin dhe majorin tim”, thotë nëntoger Stajiq.
Për serbët e rinj mundësitë janë të vogla për punë. Milan Sllavkoviç ka punuar në kompani shqiptare dhe ka dorëzuar dokumentet. “Kam qejf shumë. Nuk besoj se serbët do të thonë gjë për këtë”, thotë Sllavkoviq.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka 2.500 pjesëtarë profesionistë. Në fund të procesit të transformimit do të duhet të ketë 5 mijë ushtarë të rregullt dhe tremijë rezervë. Por, ky transformim është një proces politik. Deri atëherë, kadetët e rinj qëndrojnë gatitu. /Top Channel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/7komuna-780x439.jpg)
Numërohen të gjitha votat edhe në shtatë komuna tjera - LVV renditet e para
![Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476500682_594419616732489_5834864377079471635_n-e1739193450181-780x439.jpg)
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eiron-veliaj-780x439.jpg)
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK
![Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/rama-dhe-veliaj-1-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt, Rama ndërpret agjendën dhe niset urgjent drejt Tiranës
![Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/erion-veliaj-1-e1734623820808-780x439.jpg)
Detaje nga arrestimi i Veliajt, GJKKO vendos arrest me burg për kryebashkiakun e Tiranës dhe arrest shtëpiak për bashkëshorten e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe