Formacioni më i mirë ndonjëherë apo formacioni i të gjitha kohërave i Chelseat është zbuluar tashmë nga inteligjenca artificiale.
Blutë duruan sezonin e tyre më të keq në Ligën Prmeier pas marrjes së pronësisë nga Todd Boehly, por kanë një kabinet plotë me trofe për të parë dhe për t’u kujtuar atyre kohë më të mira.
Legjenda të shumta kanë luajtur në klubin nga Stamford Bridge dhe tani Perplexity AI apo Inteligjenca Artificiale ka emëruar formacionin më të mirë në histori.
Në portë është Petr Cech, padyshim portieri më i mirë që ka parë ndonjëherë Premier League. 41-vjeçari bëri 494 paraqitje për Chelsean, duke ndihmuar në fitimin e katër titujve të Ligës Premier, pesë FA Cup dhe Ligën e Kampionëve.
Në krahun e djathtë të mbrojtjes ka zënë vend Branislav Ivanovic, i cili ka fituar tri Liga Premier dhe ka bërë 377 paraqitje për klubin, ndërsa në krahun e majtë gjendet Ashley Cole, i cili u bashkua nga Arsenali në 2006 dhe vazhdoi të bëjë 337 paraqitje gjatë tetë viteve të tij në Stamford Bridge.
Në thelb të mbrojtjes, është kapiteni legjendar, John Terry, i cili shijoi një karrierë 17-vjeçare të mbushur me trofe në Stamford Bridge, si pesë tituj të Ligës Premier, pesë FA Cup, Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës në 715 paraqitje.
Partner i tij është fituesi francez i Kupës së Botës Marcel Desailly. Ish-ylli i Milanit dhe Marseille luajti te Chelsea për gjashtë vjet, duke u paraqitur në 221 ndeshje dhe duke fituar katër trofe.
Në mesfushë, Claude Makelele bashkëpunon me Frank Lampard, dyshja e cila ia solli Chelseat titullin e parë të Ligës Premier në vitin 2005, duke pranuar vetëm 15 gola.
Lampard ishte një legjendë me 648 paraqitjeve për klubin dhe duke shënuar një rekord të klubit me 211 gola, gjatë gjithë kohës duke fituar 13 trofe. Ndërkohë, Makelele ishte me Blutë për pesë vjet, duke e ndihmuar klubin të fitonte tituj të ligës në 2005 dhe 2006.
Në krahët e mesfushës apo sulmit për këtë ekip janë Gianfranco Zola dhe Eden Hazard. Mes tyre, dyshja luajti 662 ndeshje dhe shënoi 188 gola në atë kohë.
Zola fitoi çmimin ‘Lojtari i Vitit’ më 1999 dhe 2003, me Hazard që dyfishoi këtë shifër me katër fitore të tij në vitet 2014, 2015, 2017 dhe 2019.
Në sulm, Didier Drogba është zgjedhur së bashku me Peter Osgood – i vetmi emër nga para epokës së Ligës Premier që ka arritur vend në formacion.
I pari ishte një specialist i golit, duke bërë paraqitje kryesore për të ndihmuar klubin të fitonte Ligën e parë të Kampionëve dhe një numër Kupash FA. 164 golat e tij e vendosën atë të katërtin në renditjen e golashënuesve të të gjitha kohërave të klubit.
Osgood ishte një yll që doli shumë përpara shokëve të tij të skuadrës, teksa luajti për Blutë gjatë viteve 1960. Dhe numri i tij prej 150 golash e vendosi atë të pestin në renditje.
Formacioni i të gjitha kohërave të Chelseat
/Telegrafi/