LAJMI I FUNDIT:

Nga shoqëria civile thonë se barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel

Nga shoqëria civile thonë se barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel
I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak (majtas), kryeministri i Kosovës, Albin Kurti(në mes), dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (djathtas)

Edhe një ditë tjetër ka kaluar, derisa çështja e barrikadave në veri të vendit mbetet e pazgjidhur.

Pavarësisht se është thënë se zgjidhja do të gjendet nga ndërkombëtarët, nuk ka rezultate tash e 13 ditë.

Kjo çështje po rekomandohet të kalojë në kuadër të dialogut të Brukselit, aty ku zgjidhjet janë politike.


“Ky problem që kemi natyrisht që ka bazën politike dhe problemet politike zgjidhjen me marrëveshje politike, dhe për këtë natyrisht që duhet të zgjidhet me dialogun në Bruksel”, ka theksuar drejtori ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Mousine Kokalari”, Visar Ymeri.

Opozita që janë zë kritik ndaj qeverisjes së Albin Kurtit, kërkojnë që çështja e barrikadave në veri të mos shkojë drejt kryeqendrës evropiane dhe se çdo veprim në çështjet e sigurisë duhet të jetë i bashkërenduar me KFOR-in.

“Ne i themi Qeverisë së Kosovës që duhet të veprohet dhe nuk guxon që situate në veri të bëhet monedhë e kusuritjes në Bruksel dhe fare nuk guxon të dialogohet sepse aty është territor i Kosovës, në koordinim ndërkombëtarë e sidomos me KFOR-in”, ka deklaruar deputeti i AAK, Pal Lekaj.

Por, zgjidhje të problemit në Bruksel nuk shohin nga partia në qeverisje.

“Çështja e veriut asesi nuk është çështje për dialog në Bruksel, kjo është çështje e brendshme e politikës së Kosovës dhe këtu është duke u zbatuar sundimi i ligjit. Kjo iu prish punë vetëm bandave kriminale”, ka theksuar deputeti i LVV-së, Enver Dugolli./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Kalo në kategori