LAJMI I FUNDIT:

Nga Schmeichel te Friedel, këta janë pesë portierët e vetëm që kanë shënuar gola në histori të Ligës Premier

Nga Schmeichel te Friedel, këta janë pesë portierët e vetëm që kanë shënuar gola në histori të Ligës Premier

Futbolli është sporti më i bukur në botë pa pikë dyshimi dhe shpeshherë ndodhin gjëra të papritura.

Portierët kanë për detyrë ta mbajnë portën e paprekur, por ndodh që edhe ata të shënojnë gola, nganjëherë spektakolar.

Që nga viti 1992 elita e futbollit anglez mori emrin ‘Premier League’ dhe që nga ajo kohë vetëm pesë portierë kanë shënuar gola.


Goli i parë i një portieri është shënuar në vitin 2001, kur danezi Peter Schmeichel për skuadrën e tij Aston Villa në përballje me Evertonin.

Danezi gjatë karrierës së tij ka shënuar edhe tetë gola të tjerë, gjashtë me Hividoren dhe dy të tjerë me Brondbyn.

Portieri amerikan Brad Friedel realizoi për skuadrën e tij Blackburn Rovers ndaj Charlton Athletic në minutën e 90-të për ta barazuar rezultatin në 2-2, por vetëm një minutë më vonë vendasit shënuan për ta fituar takimin e vitit 2004.

Ish-reprezentuesi anglez Paul Robinson sa ishte pjesë e Tottenham Hotspur kishte realizuar një gol spektakolar nga një faull nga fusha e tij, duke befasuar homologun e tij Ben Foster. Ky gol i anglezit u shënua në vitin 2007.

Por edhe më e largët ishte distanca kur amerikani Tim Howard shënoi në vitin 2012 sa ishte pjesë e Evertonit përballë Bolton.

Howard po e degazhonte topin ndërsa i ndihmuar edhe nga erëra e fortë në stadium ai përfundoi në portë për të sjell gëzim të madh në Goodison Park.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=22&v=TLFpWA0O41Q&feature=emb_title

Njëri nga momentet më befasuese në historinë e Ligës Premier është padyshim goli i Asmir Begovic në vitin 2013 ndaj Southampton.

Boshnjaku ishte pjesë e Stoke City dhe kishte arritur që të shënonte gol vetëm pas 13 sekondave që filloi ndeshja.

Kësisoj Begovic është bërë portieri që ka shënuar golin më të shpejtë në histori të futbollit, teksa vështirë se do të mund të thyhet ky rekord i boshnjakut që momentalisht është anëtar i Milanit.

Kanë kaluar shtatë vite në Ligën Premier dhe ende ndonjë portier nuk ka shënuar gol, ndërsa Peter Schmeichel, Brad Friedel, Paul Robinson, Tim Howard dhe Asmir Begovic janë portierët e vetëm që kanë shënuar gola në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Goalkeepers becoming goalscorers ?

A post shared by Premier League (@premierleague) on May 7, 2020 at 3:03am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Luis Suarez emëroi dy kundërshtarët më të fortë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

Rashford i gatshëm të shkurtojë pagën për t'iu bashkuar Barcelonës

La Liga
Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

Barcelona fillon kontaktet për transferimin e sensacionit 18-vjeçar të Arsenalit

La Liga
Kalo në kategori