LAJMI I FUNDIT:

Nga Qeveria thonë se OBRM-PDUKM ishte e ftuar në Makedonium, por nuk u paraqitën

Nga Qeveria thonë se OBRM-PDUKM ishte e ftuar në Makedonium, por nuk u paraqitën

OBRM-PDUKM keqinformoi se ata ishin të ndaluar të vinin në Makedonium, përkundrazi, ata ishin ftuar dhe konfirmuar siç duhet, por nuk u paraqitën, thonë nga qeveria.

“Qeveria dërgoi ftesa të rregullta deri tek i gjithë opinioni dhe të gjitha partitë politike në lidhje me ngjarjet në Ilinden në Krushevë, ndërsa OBRM-PDUKM u informua siç duhet për të gjitha detajet organizative, me çka nga ana e tyre morëm konfirmim për pjesëmarrjen e tyre.

Më 31 korrik 2019 në ora 21:36 të gjitha delegacionet morën një email me të gjitha informacionet logjistike lidhur me vendosjen e kurorave të luleve në të tre vendet (Makedonium, Sliva, Meçkin Kamen) me një ofertë të transportit të organizuar. Më 1 gusht, ata njoftuan me telefon se do të konfirmonin pjesëmarrjen e tyre, pas së cilës ata dërguan informacione nga delegacioni duke thënë se nuk do të përdorin transportin e organizuar dhe me cilat automjete do të arrinin. Fatkeqësisht ata nuk u panë të japi nderime tek varri i Nikolla Karevit në Makedonium”, thuhet në deklaratë.


Nikolloski: Delegacioni i OBRM-PDUKM-së është penguar që të vendos kurora lulesh tek varri i Nikolla Karevit
Lexo po ashtu Nikolloski: Delegacioni i OBRM-PDUKM-së është penguar që të vendos kurora lulesh tek varri i Nikolla Karevit

Sipas qeverisë, shpërndarja e ulëseve të Meçkin Kamen është sipas standardeve protokollare, me të gjitha partitë politike, përfshirë LSDM-në dhe OBRM-PDUKM-në, të renditura në vendin e tretë dhe të katërt./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Kalo në kategori