Site icon Telegrafi

“Nga pamje e jashtme Barcelona është një gjigant, por në fakt nga brenda është një klub i vogël” – Claudio Bravo me deklaratë tronditëse për katalunasit

Ish-portieri i Kilit, Claudio Bravo aktualisht është pa klub, pasi u largua nga Real Betis në fund të sezonit të kaluar.  

Në karrierën e tij, Bravo ka mbrojtur edhe për Real Sociedad, Barcelona dhe Manchester City.  

Kiliani bëri një deklaratë të diskutueshme për El Legado, në të cilën, duke krahasuar katalanasit me Manchester Cityn, ai tha se “Barça funksionon si një klub i vogël”. 

“Barca punon si një klub i vogël. Është i madh në të gjithë botën. Gjigant. Real Madrid dhe Barca janë më të mëdhenjtë në aspektin mediatik, më të famshmit në të gjithë botën. Azia, Shtetet e Bashkuara, kudo… Gjigante, por brenda është një klub shumë i vogël, gjithmonë të njëjtat fytyra, pak lojtarë, staf, tre ose katër roje sigurie, një kuzhinier”, deklaroi Bravo. 

Nga ana tjetër, Bravo, i cili kaloi katër vjet në Man City dhe nuk bëri shumë paraqitje (vetëm 29 paraqitje), beson se Man City është një anije kozmike për Barcelonën për sa i përket organizimit. 

“Manchester City është një klub i madh nga brenda. Një gjigant. Për sa i përket burimeve, diçka e pakufizuar. Njerëzit në klub, në dhomën e zhveshjes, në seksionin mjekësor, në palestër… Ka shumë njerëz”.  

“Ata kanë njerëzit dhe personelin për ta zhvilluar lojtarin në mënyrën më të mirë të mundshme, që të mos i mungojë asgjë. Nuk do të flas as për numrin e mjekëve dhe stafit mjekësor”, përfundoi ai. /Telegrafi/  

Exit mobile version