Nga Messi te Ramos dhe Donnarumma - PSG prezanton top pesë blerjet e verës në stadiumin e stërmbushur me tifozë

Paris Saint-Germain ka prezantuar sot (e shtunë) pesë blerjet e tyre të mëdha të kryera në afatin kalimtar të verës.
PSG është nikoqire e Strasborgut në takimin i cili pritet të zhvillohet në Parc des Princes nga ora 21:00.
Megjithatë, para nisjes së kësaj ndeshje të vlefshme për javën e dytë në Ligue 1, PSG ka bërë diçka të veçantë për tifozët.
Në stadiumin Parc des Princes të mbushur plotë dhe me kapacitet prej 47,929 vendesh, PSG ka prezantuar blerjet e verës.
Nga Lionel Messi, tek Achraf Hakimi, Sergio Ramos, Georginio Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumma, të gjitha janë prezantuar sot para tifozëve.
Atmosfera ishte e zjarrtë dhe këngët nuk u ndalen asnjëherë nga tifozët, të cilët mirëpriten blerjen e reja të klubit.
Në fund, të gjitha lojtarët e morën fjalën duke thënë disa fjalë për transferimin e tyre dhe për tifozët. /Telegrafi/
https://twitter.com/RoyNemer/status/1426609033461616642








































