Nga shtrati i Vardarit sot janë nxjerrë disa goma të automjeteve në aksionin që u zbatua tek rrjedha nën urën “Goce Delçev” në qendër të Shkupit.

Aksionin e ka organizuar nisma qytetare me zhytës të ‘Aquatek’ nga Ohrit, shoqata ‘Vrelo’, ‘Tlasa’ nga Manastiri dhe shoqata ‘Ribar 2011’, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Aksioni është pjesë e aktiviteteve që shënon Javën e Protestave Klimatike Globale që zgjat deri më 27 shtator.

Nga kjo nismë qytetare i bëjnë thirrje qytetarëve të përfshihen në këtë aksion duke theksuar se vazhdimisht ka aksione të tilla për të ngritur kulturën ekologjike në qytet./Telegrafi/

71070507 970506826628536 7736477873925521408 n

71936351 970519549960597 6034983913410002944 n