Klubi nga Podujeva, Llapi është gati të rikthehet në stadiumin e rinovuar plotësisht tashmë “Zahir Pajaziti” pas tetë muajve larg tij, si dhe me një pamje krejtësisht moderne nga ajo që ishim mësuar tashmë ta shohim, me lloç dhe kushte thuajse të mjerueshme.

Llapi e nisi edicionin 2021/22 larg shtëpisë së tyre, stadiumit “Zahiri Pajaziti”, duke zhvilluar ndeshjet herë në Merdar dhe herë në stadiume tjera.


Por, pas tetë muajve punë intensive, llapjanët rikthehen në ‘folenë’ e përhershme.

273739549 4907467726030574 3072124515818296295 n

Tani në një stadium të ri, shumë modern dhe të kompletuar, ekipi i Tahir Batatinës është gati ta nis sezonin pranveror në terrenin e ri, me bari natyral.

“Zahiri Pajaziti” njihej për terrenin me baltë që pushtonte ballinat e mediave, por tani ka marrë pamje të magjishme dhe nuk do t’i ndahen lajmet pozitive.

11034933 10154017598758538 240967154840742882 o

Për mundimet, sfidat dhe gjithçka tjetër gjatë dekadave, por në veçanti viteve të fundit në Superligë, kanë folur për Telegrafin trajneri Tahir Batatina dhe kapitenët Bujar Idrizi dhe Benjamin Emini.

Trajneri si dhe kapitenët e “Legjendave” kanë folur edhe për Kupën e Kosovës dhe garën për titull kampion në BKT Superligën e Kosovës. /Telegrafi/

telegrafi sport app