Mund të thuhet pa dyshim se kjo ka qenë një ndër javët më të rëndësishme në jetën e futbollistit të njohur, Oleksandr Zinchenko.

Mbrojtësi i Manchester Cityt ka arritur të sigurojë Evropianin 2020 me kombëtaren e tij Ukrainën pasi shënuan fitore ndaj Portugalisë dy ditë më parë.


d1

Kështu pas sukseseve të shumta, Zinchenko u kthye sërish në stadium, kësaj here për të bërë diçka tejet të veçantë.

Ai i propozoi martesë të dashurës së tij Vlada Sedan, e cila është një moderatore e programeve të sportit.

2 73

Ajo tha "Po", teksa pas këtij momenti, dyshja ndanë men ndjekësit në rrjetet sociale disa imazhe romantike, nga stadiumi.

Çifti bën bujë kohë më parë në media, kur në intervistën e dhënë pas ndeshjes Ukrainë-Serbi në rezultat 5-0, Oleksandr Zinchenko e puthi 'live' në emision të dashurën e tij, teksa po i jepte asaj intervistë. /Telegrafi/

d4