Burime pranë Interi kanë thanë për agjencinë e lajmeve ANSA se siç qëndrojnë gjërat, projekti i Superligës Evropiane nuk konsiderohet më se është me interes.

Nerazzurrët kishin qenë një nga tre klubet italiane që nënshkruan së bashku me Juventusin dhe Milanin pjesëmarrjes në Superligën e Evroëps, por tani thuhet se gjërat kanë ndryshuar.


“Ndërsa gjërat qëndrojnë, projekti i Superligës nuk konsiderohet më se është me interes për Interin”, kanë thanë burime të klubit për agjencinë e lajmeve ANSA.

Kjo pason raportet nga mediumi The Athletic, ku thuhet se edhe Milani është gjithashtu i gatshëm të tërhiqet nga gara.

Projekti tashmë po bie dështon, pasi të gjashtë klubet anglezet - Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham - u tërhoqën zyrtarisht të martën në mbrëmje.

Real Madridi dhe Atletico Madridi ende duket se janë të përkushtuar për ta themeluar Superligën Evropiane, ndërsa Barcelona ka një klauzolë që i lejon ata të tërhiqen nëse asambleja e bashkëpunëtorëve nuk voton në favor të saj. /Telegrafi/

telegrafi sport app