Nga gjakmarrja në Shqipëri, 250 familje të ngujuara,109 fëmijë pa shkollë

Kjo është konfirmuar nga zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, gjatë konferencës “Sfidat e gjakmarrjes” organizuar nga Instituti Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar, transmeton Gazeta Shqip.
Për drejtuesin e këtij Instituti, Agim Loci, me fenomenin e gjakmarrjes është abuzuar në Shqipëri për gati 20 vjet, sidomos sa i takon statistikave. Ai sqaron se numri i viktimave nga gjakmarrja nuk është gjashtëmijë dhe se 250 familje janë të ngujuara nga ky fenomen.
“Shifrat nuk janë më shumë se 300 të ngujuar, nuk janë më shumë se 700 që vuajnë pasojat e gjakmarrjes, por na duhet një punë e madhe që ashtu siç e ka shuar Ballkani, ashtu duhet ta shuajmë edhe ne e t’i themi ndal vëllavrasjes”, thotë Agim Loci. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































