LAJMI I FUNDIT:

Nga “Game Of Thrones” deri te “The Big Bang Theory” – 16 serialet që përfundojnë në vitin 2019

Nga “Game Of Thrones” deri te “The Big Bang Theory” – 16 serialet që përfundojnë në vitin 2019
(Foto: Montazh/Getty Images/Guliver)

Viti i Ri është periudha për t’i rifreskuar perspektivat dhe për të bërë plane për ta përmirësuar veten në muajt në vijim.

Mirëpo, për dashamirët e serialeve, viti 2019 sjell fundin e disa prej realizimeve shumë të pëlqyera televizive. Ndërkohë që pritet të shihet nëse në të ardhmen do të vendoset për sezone të tjera apo do të xhirohen filma të bazuar në këto seri.

Më poshtë, Telegrafi jua sjell listën e serialeve që do të përfundojnë në vitin 2019:


Game Of Thrones

Pak seriale televizive kanë pasur aq ndikim në botë sikur “Game Of Thrones”. Një serial që definon epokën e artë duke i vënë karakterët Jon Snow e Ned Stark në të njëjtin nivel me karakterët e “Harry Potter” dhe “Lord Of The Rings”.

Sezoni i tetë dhe i fundit që do të transmetohet në prill, do të tregojë se kush do ta marrë ‘fronin e hekurt’. Derisa sezoni i shtatë ka pasur disa zgjedhje të diskutueshme narrative, në vitin 2019 pritet të ndodhë spektakli më i madh në ekranet e vogla, i cili njëherësh edhe do të përmbyllet.

The Big Bang Theory

Publiku është i ndarë në lidhje me ndikimin e komedisë televizive “The Big Bang Theory”, mirëpo nuk mund të mohohet suksesi i madh këtij seriali të shumë pëlqyer.

Në maj të 2019 do t’i vijë fundi edhe këtij seriali pas 12 sezonesh emetimi, ndërsa dashamirët e kësaj komedie nuk do ta shohin më aktorin  Jim Parsons në rolin e Sheldon Cooper.

Gotham

I realizuar nga Bruno Heller, “Gotham” e ka pozicionuar veten si një prej serialeve ‘spin-off’ më të pëlqyera të Batmanit.

Sezoni i pestë dhe i fundit fillon në janar dhe pritet të jetë po ashtu shumë i suksesshëm, ndërkohë që sjell edhe fundin e karakterëve negativë, si Penguin e Riddler.

Në këtë mënyrë po i lë hapësirë realizimit të një tjetër seriali ‘spin-off’ që po vjen po ashtu nga Heller dhe është i bazuar te shërbyesi i Batmanit, Alfred Pennyworth.

A Series Of Unfortunate Events

Një prej serialeve më të nënvlerësuar në koleksionin e Netflix, po përfundon pas sezonit të tretë, në të cilin do të adaptohen librat e fundit nga seritë e Lemony Snicket.

Dy sezonet e para përfaqësojnë dy prej ekranizimeve më të pëlqyeshme familjare që mund t’i gjeni në këtë platformë, me shndërrimin e shkëlqyeshëm të Neil Patrick Harris në Count Olaf.

Unbreakable Kimmy Schmidt

https://www.youtube.com/watch?v=YMdo_0H1thU

Kimmy, Titus, Jacqueline dhe Lillian do të shfaqen për herë të fundit nga muaji janar, kur do të fillojë pjesa e dytë e sezonit të katërt të serialit “Unbreakable Kimmy Schmidt” në Netflix.

Megjithatë, ky mund të mos jetë përfundimi i përhershëm i karkaterëve, duke qenë se është duke u planifikuar edhe një film që mund të xhirohet në të ardhmen.

Transparent

https://www.youtube.com/watch?v=-EsXMS1YfYs

Pas largimit të Jeffrey Tambor, si pasojë e akuzave për keqtrajtim seksual, “Transparent” do të rikthehet me sezonin e pestë dhe të fundit, pa yllin kryesor.

Veep

https://www.youtube.com/watch?v=xjF6Tp2PDss

Sezoni i shtatë dhe final i “Veep” do të vijë në pranverë dhe do të përbehet vetëm nga shtatë episode. Seriali me ekipin politik është bërë i pëlqyeshëm nga kritikët, ashtu që Tony Hale i ka fituar dy çmime Emmy deri më tani.

Mr Robot

Pas suksesit të madh me filmin “Bohemian Rhapsody” (ku interpreton frontmenin legjendar të “Queen” Freddie Mercury), Rami Malek do t’i kthehet rolit të tij televiziv në “Mr Robot” për sezonin e katërt dhe të fundit.

Aktori 37-vjeçar luan rolin e hakerit Elliot Alderson, i cili është rekrutuar nga misteriozi Mr Robot që e luan Christian Slater.

Shadowhunters

Gjysma e dytë e sezonit të tretë dhe të fundit tëShadowhunters” do të nisë emetimin më muajin shkurt dhe do të përbëhet nga 12 episode duke përfshirë edhe finalen dypjesëshe.

Crazy Ex-Girlfriend

https://www.youtube.com/watch?v=WMkT7mE5B7I

Episodet finale të sezonit të katërt të “Crazy Ex-Girlfriend” do të emetohen në vitin 2019, duke sjellë përfundimin e një kombinimi kinetik të muzikës origjinale, komedisë dhe temave të sëmundjeve mendore.

Me Rachel Bloom dhe Vincent Rodriguez në rolet kryesore, seriali është bërë shumë i pëlqyeshëm.

Homeland

Pas shtatë sezonesh, “Homeland” po përfundon me sezonin e tetë final në qershor 2019, pasi i ka fituar tetë çmime Emmy he pesë Golden Globe deri më tani.

Jane The Virgin

Pas gjuajtjeve dramatike dhe arritjes së karakterit që e ka ndryshuar lojën, “Jane The Virgin” po përfundon me shumë dyshime.

Gina Rodriguez shfaqet në rolin e Jane në serialin satirik, i cili do të përfundojë me sezonin e pestë në vitin 2019.

Orange Is The New Black

Pas përfundimit të “House Of Cards” në vitin 2018, Netflix po i jep fund edhe një tjetër seriali origjinal.

Është fjala për dramën “Orange Is The New Black” që do të vijë me sezonin e shtatë dhe final duke iu dhënë fund ngjarjeve në burgun Litchfield.

Broad City

https://youtu.be/IlAmyuWZdpw

Seriali i popullarizuar i Abbi Jacobson dhe Ilana Glazer do të përfundojë në janar 2019. Ky serial fillimisht kishte nisur me një transmetim në internet, ndërsa në vitin 2014 u mor nga Comedy Central.

The Affair

https://www.youtube.com/watch?v=iQ9a9g6LVuI

Pas sezonit të katërt dramatik, në të cilin u vra një prej karakterëve kryesorë, “The Affair” do të rikthehet me sezonin e pestë dhe final, dhe do të përfundojë gjatë vitit 2019.

Poldark

Pas katër sezonesh, seriali “Poldark” i Debbie Horsfield do të vijë me edicionin e pestë dhe të fundit që do të mbyllet gjatë vitit 2019.

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Rita Ora shkëlqen me paraqitjen në imazhet e fundit, ndërsa vazhdon të promovojë brendin e saj të produkteve për flokë

Magazina
Kalo në kategori