Auto Mita, importuesi dhe distributori ekskluziv i Renault, Nissan dhe Dacia në Kosovë, këtë vit feston 35 vjetorin e themelimit. Për të shënuar këtë moment historik, kompania po ofron një sërë shpërblimesh dhe ofertash emocionuese për klientët e saj.
Me rastin e 35 vjetorit Volvo vjen zyrtarisht në Kosovë me një investim milionësh.
Që në fillimet e saja, Auto Mita ka qenë e përkushtuar për të ofruar automjete dhe shërbime me cilësi të lartë për klientët e saj, dhe ky përvjetor është një dëshmi e përkushtimit dhe pasionit të tyre për industrinë.
E themeluar në vitin 1988 nga inxhinieri Blerim Mita, Auto Mita filloi të operojë me vetëm 70 metra katror hapësirë dhe dy punëtorë, duke përfshirë edhe vetë pronarin që shërbeu si menaxher shërbimi dhe menaxher biznesi.
Në Kosovën e pasluftës, Auto Mita vazhdoi të rritet si në infrastrukturë ashtu edhe në numër të punonjësve, duke u bërë përfundimisht partner zyrtar i Mercedes-Benz në vitin 2005. Kurse, në vitin 2012, Auto Mita zgjeroi shtrirjen e saj duke filluar bashkëpunimin me Renault dhe Dacia, duke u zgjeruar përfundimisht në vitet në vijim duke përfshirë edhe Nissan, së fundi edhe Vlovo.
Sot Auto Mita përfaqëson Renault, Nissan, Dacia dhe Volvo në Kosovë dhe Shqipëri si kompania e vetme në këto dy shtete që gjatë këtyre dekadave ka importuar mbi 1000 vetura të reja në vit për tre vite radhazi. Me mbi 70 punonjës, Auto Mita konsiderohet si një kompani lider jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri por edhe në mbarë rajonin. Ajo ka marrë shumë çmime të ndryshme për funksionimin shembullor nga markat që përfaqëson, për punën e shkëlqyer dhe si shembull për të gjithë rajonin.
Kemi udhëtuar më shumë se 500 mijë kilometra dhe kemi shërbyer më shumë se 150 mijë servisime, prandaj për të shënuar mbi tre dekada jetë në treg, Auto Mita po ofron një sërë shpërblimesh dhe ofertash për klientët e saj. Këto shpërblime dhe oferta pasqyrojnë përkushtimin e kompanisë për t’u ofruar klientëve të saj shërbimin më të mirë të mundshëm dhe produkte të cilësisë më të lartë.
35 vjetori i Auto Mita nuk është thjesht një festë e suksesit të kompanisë gjatë tre dekadave e gjysmë të fundit. Është gjithashtu një mundësi për të parë përpara drejt së ardhmes dhe për të vazhduar t’u ofrojë klientëve të saj shërbimin dhe produktet më të mira të mundshme.