Nga Euro 2020 te Edy Reja, Xhaka dhe Hysaj – Armand Duka rrëfehet për të gjitha te mediumi italian

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për median e njohur italiane “Tuttomercatoweb” ku ka folur për një sërë çështjesh të ndryshme të aktualitetit në futboll.
Nga finalet e kampionatit Evropian, te Shqipëria e trajnerit Edy Reja, e ardhmja e futbollistit shqiptar Granit Xhaka e deri te shpërthimet e tifozëve lacialë ndaj Elseid Hysaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit është rrëfyer pa doreza.
Të fillojmë me Evropianin. Si e keni parë Italinë si kampione të Europës? Historikisht, Italia ka pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me Shqipërinë.
Ka qenë një Europian i bukur, me shumë cilësi dhe emocione të mëdha në pothuajse të gjitha ndeshjet. Futbolli na riktheu emocione që dukeshin të largëta, stadiume të mbushura me tifozë. Mund ta them se tashmë kemi triumfuar përballë vështirësive të mëdha që të gjithë kaluam dhe po shohim dritë në fund të tunelit.
Pashë një Itali të bukur në të gjitha ndeshjet. Një sukses i madh për skuadrën e Mançinit, i cili pa diskutim është pritur shumë mirë edhe në Shqipëri ku ka një numër të madh tifozësh italian për shkak të dashurisë që kanë për futbollin italian, por edhe për vendin fqinj, me të cilët historikisht kemi qenë shumë të lidhur. Italia tregoi cilësi të shkëlqyera. Tregoi se ka ndryshuar dhe është përmirësuar shumë. Trajneri Mançini ka merita të mëdha, sepse i ka bërë shumë grup dhe shumë skuadër. Futbolli italian meriton nota maksimale për atë që dha në Europian. Suksesi i Italisë i përket Federatës, drejtuesve dhe lojtarëve. Krijuan një skuadër me dëshirë për të fituar. Krijuan një klimë besimi dhe gjithmonë theksonin se kjo skuadër mund të shkojë larg dhe arritën në fund një sukses të merituar.
Ka pasur edhe skuadra të tjera që shiheshin si favorite…?
Sigurisht që në nisje kishte shumë skuadra që shikoheshin si favorite. Unë personalisht në fillim shikoja Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Anglinë te skuadrat më afër trofeut, edhe për shkak se e ndjejnë shumë fanellën e ekipit Kombëtar. Për mua zhgënjimi më i madh këtë Europian ka qenë Franca, një skuadër që duhet të bënte shumë më shumë dhe ka cilësi të jashtëzakonshme në skuadër. Në nivele kaq të larta nuk lejohet nënvlerësimi ose eksperimenti, dhe Franca bëri pikërisht këtë gjë kundër Zvicrës, një skuadër e vështirë për t’u mposhtur dhe që nuk dorëzohet asnjëherë.
Italia luajti në finale kundër Anglisë?
Anglia nuk e besonte se do arrinte të fitonte Kampionatin Europian edhe pse i gjithë opinioni publik dhe tifozët kishin krijuar një atmosferë që trofeu po vjen në shtëpi, por ata nuk e besonin. Belgjika kishte një skuadër të fortë, për shumë shikohej si një nga favoritet kryesore por për mua nuk ishte në listën e favoriteve.
❗️Presidenti i FSHF-së, @DukaArmand1, ka dhënë një intervistë për median e njohur italiane @TuttoMercatoWeb ku ka folur përe
👉🏻finalet e @EURO2020
⚽️🇦🇱 e trajnerit Edy Reja
👉🏻Granit Xhaka
👉🏻Shpërthimet e tifozëve lacialë ndaj @ElsiHysaj✍🏻Intervista: https://t.co/9gMvpXZLkC pic.twitter.com/128SsiYueo
— FSHF (@FSHForg) July 21, 2021
Roma mund të marrë Xhakën?
Graniti është një mesfushor i shkëlqyer, me shumë cilësi. Cilësitë e tij u konfirmuan tashmë edhe në kampionatin Europian, ku pamë paraqitje të shkëlqyera dhe një lider që dinte si të drejtonte skuadrën në momente të vështira, si në suksesin kundër Francës. Pa dyshim që do të ishte një vlerë e shtuar për Serinë A dhe për Romën, që besoj se do të zhvillojë një kampionat të mirë këtë sezon.
Hysaj ka kënduar “Bella ciao” gjatë një pushimi me shokët e ekipit. Dhe kanë shpërthyer një sërë polemikash nga ana e tifozëve të Lacios. Çfarë mendoni?
Është një çështje shumë serioze kjo që ka ndodhur. Elsi është një lojtar i madh dhe një djalë i shkëlqyer, që nuk e meriton aspak sulmin që i është bërë. Karakteri i tij i fortë do të jetë në gjendje të triumfojë përballë këtyre sulmeve dhe do të bëjë një sezon të madh me Lacion dhe Kombëtaren tonë. Dhuna verbale dhe ajo ideologjike nuk ka asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e tij. Ato duhet të qëndrojnë gjithmonë larg futbollit.
Dhe me trajnerin Reja, si po shkojnë punët?
Me trajnerin Reja po bëjmë një punë të mirë nga të gjitha anët. Ai po ndihmon shumë jo vetëm me Kombëtaren e madhe, por edhe me ekipet Kombëtare të të rinjve, nga U-15 deri tek U-21. Dua të them se edhe me rezultatet po bëjmë mirë. Arritëm të fitojmë grupin në Ligën e Kombeve, pavarësisht mungesave dhe vështirësive nga Covid-19. Në këtë rrugëtim të ri, e kemi nisur mirë, kemi 6 pikë pas tre ndeshjesh të luajtura, një kundër Anglisë në Tiranë. Duhet të theksoj faktin se shtatori është shumë i rëndësishëm për ne, sepse do të luajmë kundër Polonisë në transfertë dhe Hungarisë e San Marinos në shtëpi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri