Të gjithë avokatët e Kosovës nga e hëna do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale.
Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka thënë që arsye për këtë janë problemet që avokatët kanë në qasjen e objekteve të këtyre dy institucioneve.
“Që nga shtatori i vitit 2020, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nxjerrë disa vendime të cilat paraqesin pengesa për avokatët që të kenë qasje në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Duke pasë parasysh që avokatëve iu ndalen telefonat, ata janë të detyruar që të hyjnë nëpër skanerë, të presin me palë e të tjera”, tha Ejupi në Klan Kosova.
“Ne si Odë e Avokatëve të Kosovë, fillimisht kemi provuar që të komunikojmë me kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi, por i njëjti nuk ka gjetur kohë që t’i përgjigjet kërkesës. Ne jemi detyruar që çështjen ta trajtojmë me seriozitet dhe e kemi trajtuar edhe në Këshillin Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, ku kemi marrë një qëndrim që t’i drejtohemi KPK-së lidhur me eliminimin e pengesave për avokatët”, tha ai.
Ejupi ka thënë që nuk kanë marrë përgjigje konkrete për arsyen e problemeve që i kanë avokatët.
“Ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje konkrete lidhur me këto probleme dhe kemi qenë të interesuar që të ulemi dhe të diskutojmë për të gjitha këto. Pastaj kemi marrë vendim që të bojkotojmë qasjen në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Mirëpo lidhur edhe me këtë vendim nuk kanë reflektuar dhe kemi kuptuar që Prokuroria i ka autorizuar policët që të kryejnë veprime hetimore. Meqë nuk kanë reflektuar, ne jemi detyruar që të zgjerojmë bojkotin edhe për Prokurorinë Speciale, duke pasë parasysh që edhe aty të gjithë avokatët hasin në këto probleme”.
“Nga e hëna, të gjithë avokatët e Kosovës do t’i bojkotojnë seancat në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe në atë Speciale. Bojkoti është zgjeruar dhe vendimi i Këshillit Drejtues të Odës së Avokatëve të Kosovës, është në fuqi nga data 8 mars në ora 8:00”, tha Ejupi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova