LAJMI I FUNDIT:

Nga Brukseli, Sveçla: Prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave

Nga Brukseli, Sveçla: Prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla me ftesë të komisioneres Ylva Johansson ka marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare “Aleanca globale për luftimin e kontrabandimit me migrantë” e cila po mbahet në Bruksel.

Kështu bëri të ditur Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook duke shkruar se në këtë konferencë ka prezantuar të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave.

“Në fjalën time theksova se ky takim duhet të shërbejë si një nismë e një zotimi të përbashkët dhe një plani që fuqizon bashkëpunimin ndërkombëtar me fokus në shkatërrimin e rrjetëve të kontrabanduesve. Gjithashtu, prezantova të arriturat e Kosovës në tre vitet e fundit si në hetim, arrestim të të dyshuarve dhe identifikim të viktimave duke ndikuar që Kosova të mos jetë në listën e shteteve që zakonisht përdoret si rrugë për aktivitete kriminale, përfshirë dhe kontrabandimin me migrantë”, ka shkruar Sveçla.


Ministri i MPB-së po ashtu ka shkruar se lansimi i Aleancës Globale sot bëri thirrje për veprime nga qeveritë për fuqizimin e parandalimit të migracionit ilegal, përgjigjen ndaj kontrabandës me migrantë, dhe ofrimin e alternativave kundër migracionit ilegal.

“Bazuar në zotimin e Republikës së Kosovës drejt antarësimit në BE dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare, zotohemi se do të punojmë  ngushtë në zbatimin e nismave globale për një të ardhme më të sigurt, duke përfshirë aleancën për të luftuar kontrabandën me migrantë”, ka shkruar ndër të tjera Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori