Shqipëria e futbollit rritet, në potencial emra dhe premisa. Mbi të gjitha e ardhmja është më premtuese se kurrë. Me vështrimin para, objektivi madhor i kombëtares shqiptare dhe gjithë lëvizjes futbollistike kuqezi është Euro 2024, një destinacion drejt të cilit shkohet me një brez të pa shok talentesh.
Për ta kuptuar më mirë, shërben edhe një formacion virtual i Shqipërisë me talente që ende si kanë mbushur 22 vjeç, e madje disa prej të cilëve që tani kanë fituar kombëtaren A, duke “marrë” zemrat e publikut për të kuptuar se me çfarë brezi të artë shkohet drejt Evropianin e ardhshëm.
Mediumi SuperSport ka përpiluar një formacion të së ardhmes, duke filluar nga porta, ku spikasin emra të njohur tashmë për futbollin e niveleve të larta si Armando Broja, Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla.
Simon Simoni (Dinamo) – Ishte nja nga gjërat më të bukura të Dinamos në këtë sezon. Portier me shumë personalitet, vetëm 17 vjeç, dy ndeshjet me U-21 ndaj Çekisë dhe Anglisë treguan se është një potencial i madh për të ardhmen.
Albion Marku (Partizani) – Mund të mos ketë ende pjekurinë e duhur, por vrapon pa fund. Dy ndeshje me Shqipërinë U-21 pak ditë më parë dhe menjëherë në fushë me Partizanin ndaj Vllaznisë, do të thotë se mbrojtësi i “të kuqve” zhvilloi 3 ndeshje në 6 ditë, me një nivel të jashtëzakonshëm.
Marash Kumbulla (Roma) – Vlerat e tij nuk ia vlen të diskutohen. E ardhmja në mbrojtjen e Shqipërisë duket e sigurt nën drejtimin e tij.
Adrian Bajrami (Benfica) – Mbrojtës me këmbën e majtë, dikur pjesë e U21-shit të Zvicrës dhe mbi të gjitha pjesë e një klubi të madh si Benfica. Fakti që erdhi tek Shqipëria është ndihmë e madhe për kuqezinjtë në të ardhmen.
Mario Mitaj (AEK Athinë) – Fakti që ka luajtur që 17 vjeç me skuadrën e parë të AEK-ut, i jep edhe me tepër vlera këtij lojtari, i cili edhe në këtë sezon ka qenë prezent në të paktën 10 ndeshje me gjigantët grekë. Ka treguar pjekuri dhe klas sa herë ka luajtur me Shqipërinë U21.
Anis Mehmeti (Wycombe) – Mesfushori i lindur në Angli, ka shënuar 7 gola deri tani në ligën e parë, është 20 vjeç dhe është një lojtar i cili ka karakteristika të veçanta.
Kristian Asllani (Empoli) – Të gjithë e kemi parë ndaj Gjeorgjisë se çfarë klasi ka në këmbët e tij. Asllani, vetëm 19 vjeç, pritet të jetë lideri në mesfushën e Shqipërisë në të ardhmen.
Renaldi Torraj (Tottenham) – Pjesë e Shqipërisë U-19, Torraj është një lojtar shumë i zoti në lojën një kundër një, driblues dhe mjaft i shpejtë. Fakti që po rritet në një prej akademive më të forta në botë do të thotë që është lojtar me potencial për të ardhmen.
Ernest Muçi (Legia Varshavë) – Tifozët në Shqipëri i dinë mirë vlerat e Muçit, pasi e kanë parë të shkëlqejë tek Tirana. Edhe pse i heshtur jashtë fushe, Muçi shfaq shenja të një lideri, dhe te kombëtarja U-21 merr përsipër gjithçka duke shfaqur rol të madh protagonizmi.
Eljon Toçi (Fiorentina) – Ndonëse ka qenë vetëm në stol në disa ndeshje me skuadrën e parë të Fiorentinës, Toçi është një prej lojtarëve kryesorë te skuadra U-19, gjë të cilën e tregoi edhe në eliminatoret e fundit me Shqipërinë U-19, ku i vetëm mbajti peshën e sulmit.
Armando Broja (Southampton) – I fundit, por jo për nga rëndësia, Armando Broja. Fjalët për të janë të tepërta. Shqipëria kurrë nuk ka pasur një sulmues me një potencial të tillë dhe e ardhmja është e gjitha për të.
Lista nuk mbaron me këta 11, pasi ka ende shumë lojtarë të tjerë, të rinj të talentuar, si Ramën Çepele i Hannover, Giacomo Vrioni, Jurgen Çelhaka, Marsel Ismailgeci, etj., të cilët janë ende në moshë për të luajtur me Shpresat, por premtojnë për një të ardhme të ndritur me fanellën kuqezi në të ardhmen.
Formacioni i Shqipërisë së të ardhmes:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Një shqetësim i madh ka goditur Real Madridin pas humbjes ndaj Real Betisit

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Barcelona i ka vendosur Neymarit një sfidë nëse dëshiron të rikthehet në klub

Katër muaj pa shënuar gol – për situatën e tij të thatësisë flet Lamine Yamal

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës