Klubi nga Bjellorusia, Dinamo Brest, ka vazhduar rrugëtimin në kampionatin vendas me fitore, ku nuk munguan nxitëset e tifozëve, muzika dhe tifozët virtual.

Pavarësisht se ka frikë nga coronavirusi, futbolli në Bjellorusi nuk është ndërprerë, me klubet e këtij vendi që vazhdojnë të luajnë si të vetmet në Evropë.


Brest – që fitoi kampionatin sezonin e kaluar - po bën një përpjekje për të mbushur vendet boshe në stadium,  pasi tiozët kanë filluar të qëndrojnë në shtëpi shkaku i coronavirusit.

Screenshot 4 4

Tifozët janë ftuar të blejnë bileta virtuale në internet, por fytyrat e tyre do të ngjiten në kukullat që janë zëvendësuar me njerëz në ulëset e stadiumit.

Screenshot 6 1

Fytyrat rë njerëzve mund të shihni kudo në stadium ku kukullat kanë veshur fanella të Manchester United, Real Madrid, AC Milan dhe madje edhe të Aston Villas.

Screenshot 2 6

Të gjitha paratë e mbledhura nga shitjet e këtyre biletave do të dhurohen për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

Klubi fitoi edhe dje (e diel) 3-1 kundër Isloch për tu ngjitur në vendin e tretën në tabelë.

Screenshot 5 2

Aty kishte edhe tifozëve të vërtetë, madje edhe nxitëse të tifozëve, por dhe muzikë.

Screenshot 3 4

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, këmbëngul se vodka dhe saunat mund të ndihmojnë në kurimin e coronavirusit, duke refuzuar që të vë kufizime të reja. /Telegrafi/

telegrafi sport app