LAJMI I FUNDIT:

Nga ajri i ndotur në Evropë çdo vit humbin jetën mbi 400 mijë njerëz

Nga ajri i ndotur në Evropë çdo vit humbin jetën mbi 400 mijë njerëz

Ajri që thithni në Evropë, mund të jetë vdekjeprurës për ju. Në fakt, ajri i ndotur është duke shkaktuar rreth 400 mijë vdekje të parakohshme çdo vit në Evropë.

Përveç kësaj, ka pasoja që lidhen me shpenzimet e shëndetit, shpenzime që mund të arrijnë deri në miliarda euro.

Cilësia e dobët e ajrit në vendet e përparuara si në shtetet evropiane është një krizë e fshehur shëndetësore, e cila ka ardhur si pasojë e disa faktorëve, dhe tani është shndërruar në sfidën më të madhe mjedisore të kontinentit. Gjykata evropiane e auditorëve raporton se shëndeti i njeriut ende nuk është i mbrojtur nga ky rrezik.


Standardet e cilësisë se ajrit në Evropë janë përcaktuar pra 20 vitesh. Mirëpo, megjithatë ato ende nuk janë zbatuar nga të gjitha vendet përgjatë Evropës. Ai që shihet si ajër i pastër në Poloni, shihet si gjendje e papranueshme në Belgjikë. Ndoshta, më e keqja është se edhe kur këto standard zbatohen, standardet evropiane të ajrit janë shumë më të ulëta se ato të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas kësaj organizate, çdo vit rreth 2 milionë njerëz vdesin anë e kënd botës për shkak të ndotjes së ajrit.

Cilësia e ajrit në Londër është shumë e keqe momentalisht, aq e keqe saqë në fund të janarit të vitit 2018, qyteti vetëm se ka arritur limitin e ndotjes së gjithë vitit. Në Evropë po kërkohet më shumë aksion për këtë problem, mirëpo një gjë e tillë duket se po mbetet sfidë e madhe, si për politikën, ashtu edhe për individët.

Në trend Botë

Më shumë
CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

Botë

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Botë
Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Botë
Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Gjithçka që ndodhi në takimin e tensionuar Trump-Zelensky

Botë
Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Ambasadorja ukrainase tronditet teksa dëgjon debatet e ashpra në takimin Trump-Zelensky

Botë
Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Videoja që tregon në tërësi përplasjen e ashpër verbale mes Trumpit, Zelenskyt dhe Vance

Botë
Kalo në kategori