LAJMI I FUNDIT:

Nga 598 të infektuar me coronavirus, deri tash 123 të shëruar dhe 15 të vdekur në Kosovë

Nga 598 të infektuar me coronavirus, deri tash 123 të shëruar dhe 15 të vdekur në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se sot janë shëruar 21 pacientë të infektuar me COVID-19, kurse tre persona kanë ndërruar jetë.

Sipas IKSHPK, deri më tani nga 598 persona të infektuar me coronavirus, 123 janë shëruar, kurse 15 kanë ndërruar jetë.

Nga tre personat që kanë ndërruar jetë sot, dy janë nga Mitrovica e Veriut kurse njëri nga Leposaviqi.


“Sot më 20 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e një (21) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e njëzet e tre (123)”, thuhet në raportin e IKSHPK, transmeton Telegrafi.

Edhe 37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 21 të shëruar dhe tre të vdekur
Lexo po ashtu Edhe 37 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, 21 të shëruar dhe tre të vdekur

Sipas IKSHPK, Nga data 08 shkurt deri më 20 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.009 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e nëntëdhjetë e tetë (598) raste, ndërsa gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori