Site icon Telegrafi

Nga 24 deri në 3 për qind: Kush është favorit për të fituar Ligën e Evropës

Pas shortit në Ligën e Evropës, kanë dalë edhe parashikimet se kush mund të fitojë garën e dytë më të madhe për klube në kontinentin e vjetër.

Sipas super kompjuterit të FiveThirtyEight, Manchester United është favoritë për të fituar garën

Shorti i çerekfinaleve të së premtes u dha Djajve të Kuq një përballje kundër specialistëve të këtij kompeticioni – Sevillës.

Lexo po ashtu Hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Evropës, përballje të zjarrta për gjigantët evropianë

Klubi nga La Liga do të jetë i treti që përballet me Manchester United, pasi këta të fundit eliminuan nga gara Barcelonën dhe së fundmi Real Betisin.

Dhe super kompjuteri i jep United një shans 24 për qind për të fituar Ligën e Evropës, derisa Bayer Leverkusen, e cila përballet me Union Saint-Gilloise në çerekfinale, ka shansin e dytë më të mirë për të ngritur trofeun me 17 për qind.

Skuadra belge ka vetëm tre për qind shanse për të fituar turneun – më e ulëta nga tetë skuadrat e mbetura.

Lexo po ashtu Mësohen përballjet e mundshme në gjysmëfinale të Ligës së Evropës – Juve e Man Utd mund të përballen mes vete

Sevilla ka shansin e dytë më të keq me katër për qind, sipas llogaritjeve. Super kompjuteri nuk mund të ndante Juventusin dhe Sportingun, të cilët përballen në raundin tjetër, duke u dhënë të dyja anëve një shans 13 për qind për të fituar turneun.

Feyenoord ka 14 për qind shanse dhe Roma 11 për qind, me këto dy skuadra që do të shkojnë ballë për ballë në raundin tjetër. /Telegrafi/

Exit mobile version