LAJMI I FUNDIT:

Nga 14 Komisione Parlamentare, LVV do të udhëheq me shtatë prej tyre

Nga 14 Komisione Parlamentare, LVV do të udhëheq me shtatë prej tyre

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen e rregullt ku është bërë ndarja e Komisioneve Parlamentare.

Pas përfundimit të kësaj mbledhje, deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila ka njoftuar se Grupi Parlamentar i LVV-së do të udhëheq me 7 komisione nga 14 gjithsejtë.

“Grupi parlamentar i LVV-së do të kryesojë me komisionin për buxhet punë dhe transfere, komisionin për legjislacion mandate dhe imunitete, komisionin për punë të jashtme, komisionin për arsim, shkencë, teknologji dhe ndërmarrësi, komisionin për bujqësi, komisionin për shëndetësi, si dhe komisionin për qeverisje lokale.


Ndërkaq nënkryetar do të kemi në komisionin për të drejta dhe interesat e komuniteteve, komisionin për integrim evropian, komisionin për ekonomi, komisionin për industri, ndërmarrësi e tregti, komisionin për çështje të sigurisë, komisionin për të drejtat e njeriut, komisionin për financa publike, dhe komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së”, tha Kusari-Lila.

Ajo shtoi se në këto komisione LVV do të jetë e përfaqësuar nga 5 deputetë, dy do të jenë nga PDK, një nga LDK, një nga Lista Serbe dhe një nga 6+.

Kusari-Lila shtoi se seanca e radhës e Kuvendit do të mbahet të premten në orën 10:00, ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj dhe formimi i komisioneve. Ndërsa votimi për zgjedhjen e presidentit, deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se do të bëhet në një seancë tjetër për të cilën ende nuk është bërë e ditur kur do të mbahet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori