LAJMI I FUNDIT:

Nga 13 raste të reja me COVID-19, shtatë në Prishtinë

Nga 13 raste të reja me COVID-19, shtatë në Prishtinë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se sot në Kosovë janë testuar gjithsej 193 mostra, të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 13 kanë dalë pozitive.

Nga 13 raste të reja në 24 orët e fundit në nivel vendi, vetëm në kryeqytet janë konfirmuar shtatë prej tyre.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se 6 prej rasteve të reja janë familjarë të një rasti të djeshëm.


“Ju lutemi kujdes këto ditë. Së paku maskat janë mbrojtja minimale që duhet të praktikojmë. Vazhdojmë drejt rihapjes së plotë me kujdes”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Instituti po ashtu bëri të ditur se të martën janë shëruar katër pacientë nga coronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruave shkon në 847.

Kosova, gjithsej, ka identifikuar 1,123 raste me coronavirus. Prej tyre, 30 kanë vdekur.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës përsëriti thirrjen për qytetarët që të mbajnë distancën fizike dhe të vendosin maska. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

Politikë
'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Politikë
Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Lajme
Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Lajme
​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

​SHBA - Shqipëri, stërvitje e përbashkët me dronë në Zall-Herr

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kalo në kategori