LAJMI I FUNDIT:

Nga 11 shtatori tek alienët: 10 teoritë konspirative më të famshme në histori (Foto)

Nga 11 shtatori tek alienët: 10 teoritë konspirative më të famshme në histori (Foto)

Kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe me shumë gjasa teoritë e konspiracionit do të vazhdojnë të ekzistojnë edhe për shumë gjatë. Nëse do të kërkonin një datë për lindjen e teorive të konspiracionit mund të themi pa frikë se lindën me njeriu, madje mund të thuhet po pa frikë se do të zhduken vetëm kur rruzulli tokësor të mos jetë më. Por 10 teoritë më të përfolura dhe më të mëdha janë këto:

1- 11 shtator 2001

teoria 2


Falë fuqisë së uebit dhe transmetimeve online të televizioneve teoritë konspirative për sulmet terroriste të 9/11 ia kanë kaluar edhe atyre të incidenti “Roswell” dhe vrasjes së John F. Kennedy-t. Sipas kësaj teorie konspirative, qeveria amerikane kishte dijeni për sulmet e 11 shtatorit, por nuk bëri sa duhet për t’i parandaluar. Ka teori të tjera konspirative, sipas të cilave administrata e Bush-it mbylli një sy ndaj kërcënimeve sepse donte një pretekst për të filluar luftën në Lindjen e Mesme.

2- Vrasja e John F. Kennedy-t

teoria 3

Dyshimet mbi shpjegimin zyrtar se Oswald ishte personi i vetëm përgjegjës për vrasjen e presidentit amerikan, të cilat vazhdojnë sot e kësaj dite të diskutohen. Ekzistojnë një sërë teorish konspirative, asnjë prej të cilave s’është provuar. Në vitin 1979 doli teoria se ndaj Kennedy-t kishte pasur të paktën katër të shtëna nga drejtime të ndryshme.

3-Incidenti “Roswell”

teoria 4

Incidenti “Roswell” përfshin gjetjen e materialeve të një objekti të paidentifikuar në Rosuell, Nju Meksiko në SHBA, 1947. Që prej asaj kohe ky rast është kthyer në objekt spekulimesh e hipotezash nga më të ndryshmet. Forcat ushtarake të SHBA-së pretendojnë se mbetjet që u zbuluan në vendin e aksidentit ishin ato të një balone top-sekrete që ishte përplasur. Sidoqoftë shumë ithtarë të UFO-ve vazhduan të besojnë se objekt i përplasjes ishte një UFO.

4-Iluminati dhe Rendi i Ri Botëror

teoria 5

Kjo është një teori konspirative, sipas së cilës grupe të fuqishme dhe sekrete (Iluminati, Grupi i Bilderbergut etj.) po planifikojnë të udhëheqin njerëzimin me anë të një qeverie të vetme botërore. Sipas teorisë, shumë prej ngjarjeve historike janë projektuar nga këto grupe me një qëllim të vetëm, krijimin e Rendit të Ri Botëror.

5- Princesha Diana është vrarë

teoria 6

Pavarësisht hetimit zyrtar nuk është gjetur asnjë e dhënë e një komploti të mundshëm nga MI6 apo njësi të tjera për vrasjen e princeshës dhe Dodi Fayed në vitin 1997. Sidoqoftë spekulimet vazhdojnë. Sipas teorisë konspirative, elementë në shërbimet sekrete britanike vendosën se lidhja e Dianës me Fayed ishte kërcënim për monarkinë dhe si rezultat, për qeverinë britanike.

6- Elvis Presley nuk ka vdekur

teoria 7

Ekziston një teori konspirative, sipas së cilës, Elvis Presley nuk ka vdekur në vitin 1977. Shumë fansa këmbëngulin se ai është akoma gjallë dhe se ai është fshehur për arsye të ndryshme. Ka pasur raste kur dy tabloide kanë botuar artikujt mbi “jetën” e Presley-t pas vdekjes në detaje, duke përfshirë një këmbë të thyer nga një aksident me motor e deri tek “vdekja e vërtetë” në mes të viteve ’90.

7- Paul McCartney ka vdekur

7

“Paul ka vdekur” është një legjendë urbane, sipas së cilës Paul McCartney ka vdekur në një aksident automobilistik në vitin 1966 dhe është zëvendësuar nga një sozi me zë të ngjashëm. Sipas atyre që e besojnë këtë teori, të dhënat për një fakt të tillë gjenden në vargjet e errëta të këngëve dhe imazhet e dyfishta në kopertinat e albumeve. Më e njohura prej tyre është kopertina ku Paul është i vetmi që ecën zbathur dhe pak jashtë rreshtit.

8- Virusi Aids u krijua në një laborator

teoria 8

Duke u bazuar në teoritë Dr William Campbell Douglass, shumë njerëz besojnë se HIV u krijua gjenetikisht në vitin 1974 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Dr Douglass beson se virusi vrasës u krijua si një armë dhe u eksperimentua me sukses në Afrikë. Të tjerë thonë se virusi nga CIA ose KGB për të ulur numrin e popullsisë botërore.

9- Shakespeare nuk ishte Shakespeare

teoria 9

Kush ishte në të vërtetë shkrimtari më i madh anglez? Mes shumë kandidatëve, janë propozuar Francis Bacon, Christopher Marlowe, William Stanley dhe Edward de Vere. Teoricienët konspirativë besojnë se mungojnë prova që aktori dhe biznesmeni i njohur si Shakspear i Stratford nuk është autori i veprave me emrin e tij. Në fakt shumë pak informacion biografik ka për Shakespeare, transmeton tiranaobserver.

10- NASA falsifikoi uljen në Hënë

teoria 10

Teoricienët konspirative vënë në dyshim dhe uljen e Neil Armstrong në Hënë. Skeptikët dhe të pasionuarit pas teorive konspirative pretendojnë se qeveria amerikane, në përpjekje për t’ia kaluar rusëve në garën hapësinore e ka falsifikuar uljen në Hënë. Sipas teorisë së famshme konspirative thuhet se Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin e kanë kryer misionin e tyre hënor në një vendxhirim sekret, ose në kodrat e Hollivudit, ose në zonën 51. Ulja e parë në Hënë në vitin 1969 ishte një prej ngjarjeve më të mëdha të shekullit të kaluar. Kjo ngjarje shënoi një hap gjigand për njeriun në hapësirë.

Në trend Botë

Më shumë
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor

Amerika
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Ura në Krime shembet 'spontanisht' - zbulohet gjithçka që dihet deri më tani

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
I gjithë planeti ynë ka të ngjarë të ketë qenë i mbuluar me akull më shumë se 600 milionë vjet më parë, zbulon studimi

I gjithë planeti ynë ka të ngjarë të ketë qenë i mbuluar me akull më shumë se 600 milionë vjet më parë, zbulon studimi

Botë
Qyteti kinez

Qyteti kinez "ende zyrtarisht në verë" teksa po sheh një rekord 30-vjeçar temperaturash

Azia
Kalo në kategori