LAJMI I FUNDIT:

Nga 1 korriku hapen aeroportet në Maqedoninë e Veriut

Nga 1 korriku hapen aeroportet në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 72-të mori vendim për t’i hapur të gjitha vendkalimet kufitare, ndërsa më 1 korrik të hapen edhe aeroportet.

“Qeveria sot mori vendim që nga 1 korriku, e mërkurë, të hapen aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti në Ohër”, thuhet në kumtesën e shërbimit qeveritar për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe, Qeveria si masë për të parandaluar përhapjen e coronavirusit, nga 15 marsi ka mbyllur aeroportin e Ohrit ndërsa nga 18 marsi aeroportin e Shkupit./Telegrafi/