LAJMI I FUNDIT:

Neymari e dërgon Barcën sërish në gjykatë, kësaj radhe për 6.5 milionë euro

Neymari e dërgon Barcën sërish në gjykatë, kësaj radhe për 6.5 milionë euro
Neymar duke pozuar për fotoreporterët pasi nënshkroi me Barcën në vitin 2013 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Neymar ka ngritur një padi të re, të tretën me radhë, kundër ish-klubit të tij, Barcelona – bën të ditur El Mundo Deportivo.

Kësaj radhe braziliani shpreson që Blaugranët t’i paguajnë 6.5 milionë euro për pagesat që ndërlidhen me marrëveshjet e arritura në kohën e transferimin të tij nga Santosi në vitin 2013.

Padia e tretë vjen pas dy të mëparshmeve, përmes të cilave sulmuesi kërkonte që klubi katalunas t’ia paguante bonuset dhe pagat e mbetura nga koha kur luante në Spanjë.


Neymar pas nënshkrimit me Barcelonën në vitin 2013 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në padinë e parë të ngritur në janar të vitit 2018, Neymar deklaronte se ish-klubi i kishte borxh 28.6 milionë euro nga si pjesë e bonuseve për rinovimin e kontratës së tij para se të transferohej te Paris Saint-Germaini (e që pohonte se nuk e kishte marrë).

28-vjeçari ngriti një padi të dytë në dhjetor të vitit 2019, ndërsa ekipi i avokatëve të tij kërkonte 3.5 milionë euro për paga të papaguara nga sezoni i tij i fundit. /Telegrafi/

Josep Maria Bartomeu, Neymar dhe Andoni Zubizarreta në vitin 2013 (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori