Neymar kritikohet për tentimin që "ta vidhte" golin e Juan Bernat

Tifozët, përdoruesit e rrjeteve sociale, por edhe mediat sportive, kanë reaguar pas përpjekjes së Neymarit që të regjistrohej në listën e golashënuesve në ndeshjen kundër RB Leipzigut.
Paris Saint-Germaini siguroi finalen e parë në histori të klubit pas fitores prej 3-0 kundër skuadrës franceze.
Marquinhos, Angel Di Maria dhe Juan Bernat ishin realizuesit, ndërsa momenti i golit të fundit ka marrë vëmendjen e tifozëve të futbollit.
https://www.dailymotion.com/video/x7vnqbf
I asistuar nga anësori argjentinas, mbrojtësi i majtë e shënoi me kokë golin e tretë dhe e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 56-të.
Mirëpo, derisa topi po hynte në portë, Neymar tentoi ta prekte topin në mënyrë që goli t’i regjistrohej atij.
Ky veprim i brazilianit është bërë shënjestër e reagimeve të shumta në rrjetet sociale, të cilët pohojnë se deshi t’ia vidhte golin Bernatit. /Telegrafi/
Dëshironte Neymar që me çdo kusht të regjistrohej në listën e golashënuesve apo ishte një lëvizje refleksive? Shprehuni në hapësirën për komente.
https://twitter.com/StarTimesClub/status/1296001456550617089






















































