Neymar e imitoi Haalandin pas shënimit të golit - shenjë që ai ka ende për të dhënë në futbollin elitar

Neymar pas golit të shënuar ndaj Borussia Dortmundit, bëri një festim sikurse që bën sulmuesi Erling Haaland.
Braziliani e hapi ndeshjen me një gol ku shënoi me kokë, por nuk ishte goli me kokë ai që i befasoi të gjithë, por festa e tij duke e imituar norvegjezin.
Pasi shënoi, ai vrapoi për të përqafuar Kylian Mbappen, që ishte në bankë, pasi në ditët e fundit kas vuajtur nga një sëmundje.
Ai pas festës u ul dhe festoi sikurse që bën norvegjezi Haaland.
Haaland është bërë hit i madh me këtë festim dhe 19-vjeçari e ka shpjeguar pse e bën këtë.
"Me të vërtetë më pëlqen shumë meditimi. Kjo gjë më jep qetësi. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë festoj kur shënoj", kishte thënë Haaland te Esporte Interativo.
Nuk dihet se ky festim ishte një mesazh për sulmuesin, që tashmë ka thyer cdo rekord për moshën që ka. /Telegrafi/








































