LAJMI I FUNDIT:

Nevzat Bejta pret fitore që në rrethin e parë në Komunën e Gostivarit

Nevzat Bejta pret fitore që në rrethin e parë në Komunën e Gostivarit

Kryetari aktual i Komunës së Gostivarit dhe kandidati edhe për një mandat nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta, pret fitore në zgjedhjet lokale që në rrethin e parë.

Bejta është i bindur se do ta ketë mbështetjen e shumicës së qytetarëve. Ai deklaroi se do të respektojë konkurrentët e tij, por siç tha, nuk do të merret me fushatat e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet e tij, ai tha se nuk ka kandiduar me dëshirë të tij, por ka qenë dëshira e shumicës së qytetarëve në Komunën e Gostivarit.


“Ata vlerësojnë atë që unë personalisht dhe bashkëpunëtorët e mi kemi bërë për qytetin. Në disponimin që e shoh tek ata dhe me ndryshimet në Ligjin Zgjedhor, mendoj se do të fitojmë që në rrethin e parë”, tha Bejta gjatë vizitës së tij tek shkolla fillore “Bashkimi”.

Nëse realizon fitore ky do të jetë mandati i tretë i Nevzat Bejtës në krye të Komunës së Gostivarit. Kundërkandidat më serioz Bejta do të ketë Arben Taravarin nga radhët e Aleancës për shqiptarët, i cili gjatë ditës së djeshme konfirmoi se do të kandidojë për kryetar të Gostivarit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori