DUHANXHINJTË

Njerëzit që pinë duhan kanë nevojë për vitaminë C, dy herë më shumë se jo duhangjinjtë. Po ashtu, duhangjinjtë vuajnë nga mungesa e vitaminës B6, B 12 dhe E. Grave që pinë duhan mund t'u shfaqen rrudhat para kohe, si dhe 5 herë më shumë sesa grave që nuk pinë duhan.


Për t'i ikur rrezikut nga rrudhja e parakohshme si dhe për t'i luftuar infeksionet, duhet konsumuar vitaminën C dhe E, si dhe karotenën-beta e selino.

VOGËLUSHËT

Ushqimi i mirë është kusht themelor për rritje të shëndoshë. Vitaminat B luajnë rolin kryesor. Vogëlushja 7 vjeçe ka nevojë për vitaminën B1 ashtu siç ka nevojë një grua. Shumica e vitaminave ë grupit B vijnë nga buka dhe nga brumërat. Mielli i pasitur është më i pasur se sa mielli bardhë. Vitamina D, kalciumi dhe zinku nevojiten për eshtra dhe për dhëmbë.

Këto vitamina kanë rëndësi të madhe për organizmin e fëmijëve që janë në rritje, deri në moshën 9-14 vjeçe. Vitamina D merret edhe me anë të diellit. Mungesa e hekurit në organizëm - anemia, te fëmijët shkollorë mund ta ngadalësojë të mësuarit. Prandaj, fëmijëve duhet dhënë multivitamina dhe preparate të mineraleve të prodhuara ekskluzivisht për ta. Këto u sigurojnë fëmijëve atë që u nevojitet për rritje.

LODHJA

Kontrollojeni veten - a hani mjaftueshëm? Nëse e ‘kërceni’" mëngjesin, atëherë nuk do të keni kalori të mjaftueshme. Grupi B i vitaminave mban nivelin e energjisë. Anemia e lehtë (mungesa e hekurit), te gratë mund të shkaktojë lodhje. Nëse sasia e hekurit përgjysmohet në gjak, atëherë shkaktohet vështirësimi i frymëmarrjes.

SINDROMI PARAMENSTRUAL
V

itamina B6 shpesh përshkruhet në doza të mëdha, për zbutjen e gjinjve. Sasia e tepruar e vitaminës B6 mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi, prandaj së pari vlen të konsultohet mjeku. Shumë gra tregojnë se vaji i aguliçes është shumë efektiv në zbutjen e gjinjve.  Vitamina E e kombinuar veçmas me selino mund të largojë nervozen dhe depresionin.

STRESI

Stresi shkakton ndryshime në relacionet metabolike si dhe zvogëlon vitaminën C dhe kompleksin e vitaminave B. Mungesa e vitaminës B, shkakton nervozen dhe zemërimin. Disa komplekse të vitaminave B përmbajnë edhe vitaminën C, prandaj përdorimi i tyre është ideal për lirimin nga stresi.

Përveç kësaj, vitaminat B janë të nevojshme për lirimin e energjisë që e marrim me anë të ushqimit, prandaj janë të rëndësishme dhe duhet marrë rregullisht.

MENOPAUZA DHE KALCIUMI

Ndryshimet hormonale gjatë menopauzës shkaktojnë eliminimin e kalciumit nga eshtrat. Preferohet që gjatë kësaj faze jetësore të merren 1.500 mg kalcium në ditë. Vitaminat D i nevojitet kalciumit, sepse absorbohet më lehtë, Prandaj lypset kombinuar këto vitamina.

Rreziku nga sulmi në zemër te gratë është më i vogël, për shkak të hormonit femëror - estrogjenit. Vitamina C dhe E si dhe karotina-beta ndihmojnë qarkullimin e gjakut. Vaji i aguliçes dhe vitamina E ndihmojnë simptomat e dhembjes së gjinjve dhe mostharjen e lëkurës.

VEGJETARIANËT

Për njerëz që nuk hanë mish, prania e hekurit, zinkut dhe e vitaminave B 12 mund të jetë problematike. Forma më e mirë e marrjes së hekurit në mënyrë natyrale, është ajo përmes mishit, ndërsa nga pemët është më pak i vlefshëm edhe pse absorbohet më lehtë, po qe se merret me ndonjë burim të vitaminës C, për shembull, me një gotë lëng pemësh.

Vegjetarianët preferojnë miellin e pasitur si dhe kanë nevojë për këto preparate: për vitaminën B12, kalciumin, zinkun, hekurin./Telegrafi