Netflix ka filluar të testojë kërkimin që mundësohet nga OpenAI, sipas Bloomberg.

Motori i ri i kërkimit do t'i lejojë përdoruesit "të kërkojnë duke përdorur terma shumë më specifikë, duke përfshirë gjendjen shpirtërore”, sipas raportit.


Bëhet e ditur se funksioni është tashmë i disponueshëm për disa përdorues në Australi dhe Zelandën e Re në iOS, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi i Netflix MoMo Zhou konfirmoi se historia e Bloomberg është e saktë.

Zhou tha se testi do të zgjerohet në SHBA "në javët dhe muajt e ardhshëm" dhe se aktualisht nuk ka plane për veçorinë jashtë iOS.

"Janë ditët e para për funksionin dhe ne jemi me të vërtetë në një fazë mësimi dhe dëgjimi për këtë", tha Zhou. /Telegrafi/