LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu përshëndet mbështetjen e SHBA-së për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor – e quan ‘një arritje e madhe’

Netanyahu përshëndet mbështetjen e SHBA-së për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor – e quan ‘një arritje e madhe’

Kryeministri i Izraelit udhëtoi sot në Bregun Perëndimor për të festuar njoftimin e SHBA-së se nuk i konsideron vendbanimet izraelite si shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Benjamin Netanyahu e quajti deklaratën e administratës Trump, një ‘arritje të madhe’ që ‘korrigjoi një gabim historik’, transmeton Telegrafi.

“Mendoj se është një ditë e shkëlqyer për shtetin e Izraelit dhe një arritje që do të kujtohet për dekada”, tha ai.


Udhëheqësit e krahut të djathtë izraelitë përshëndetën njoftimin e sekretarit të shtetit amerikan Mike Pompeo, ku të hënën tha se administrata aktuale nuk do t’i konsideronte më vendbanimet civile në territoret e okupuara si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.

Palestinezët, të cilët pretendojnë Bregun Perëndimor si pjesë të një shteti të ardhshëm, e dënuan vendimin.

Palestinezët dhe bashkësia ndërkombëtare thonë se vendbanimet janë të paligjshme dhe parandalojnë krijimin e një shteti palestinez.

Shtëpia e Bardhë thotë se ka hartuar një plan të paqes në Lindjen e Mesme, por ende nuk e ka zbuluar atë.

Palestinezët tashmë e kanë hedhur poshtë planin, duke akuzuar SHBA-në për njëanshmëri të padrejtë në favor të Izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Musk refuzon nominimin për Çmimin Nobel për Paqe: Nuk më duhet asnjë çmim

Botë
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Kalo në kategori