Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu njoftoi sot se është arritur një marrëveshje për armëpushim në Siri.

Sipas deklaratës së tij, është vendosur një politikë e qartë: çmilitarizimi i zonave në jug të Damaskut dhe mbrojtja e "vëllezërve tanë" druzi.


Më herët, ai kishte urdhëruar ushtrinë izraelite të vepronte fuqishëm pasi “regjimi” në Damask kishte dërguar ushtrinë e vet dhe kishte “masakruar” druzët.

Ai beson se sulmi izraelit çoi në vendosjen e armëpushimit dhe tërheqjen e ushtrisë siriane drejt Damaskut, raporton jerusalempost.

Më herët gjatë ditës, qeveria e presidentit sirian Ahmed al-Sharaaa kishte njoftuar tërheqjen e ushtrisë nga zonat ku jetojnë druzët.

Agjencia Reuters kishte raportuar gjithashtu se udhëheqësi fetar i druzëve, sheiku Yousef Jarbou, kishte deklaruar se druzët sirianë kishin arritur një marrëveshje me qeverinë siriane, e cila do të hynte në fuqi menjëherë. /Telegrafi/