LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu drejt SHBA-së për një takim me Bidenin dhe një fjalim historik në Kongres

Netanyahu drejt SHBA-së për një takim me Bidenin dhe një fjalim historik në Kongres

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të mbajë një fjalim historik në Kongresin e SHBA-së javën tjetër, ndërsa lufton presionin intensiv për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

Bëhet e ditur se kryeministri më jetëgjatë i Izraelit do të bëhet lideri i parë i huaj që do t’i drejtohet një takimi të përbashkët të dy dhomave amerikane për të katërtën herë .

Por, analistët thonë se lufta në Gazë që nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit ka krijuar tensione shqetësuese midis Izraelit dhe SHBA-së, mbështetësit kryesorë të tij ushtarak dhe diplomatik.


Lajmin se Netanyahu do të vizitojë SHBA-në dhe do të takohet me presidentin Joe Biden e bëri të ditur zyra e tij, shkruan Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Uashingtoni i frikësohet një numri në rritje të vrasjes së civilëve në Rripin e Gazës, me protestat në Izrael nga familjet e pengjeve të marra nga Hamasi të cilat gjithashtu po i shkaktojnë presion Netanyahut.

Biden dhe disa ministra izraelitë thonë se një marrëveshje e negociuar përmes Katarit, ndërmjetësuesve egjiptianë dhe amerikanë është e mundur.

Një plan i përshkruar në maj propozoi një armëpushim gjashtë-javor për shkëmbimin e pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se negociatorët “po lëvizin drejt golit”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Kryeministri malazez nuk ka qenë në inaugurimin e Trumpit, por e ka uruar me një këngë - merr kritika nga qytetarët

Mali i Zi
Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor - forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur

Armëpushim në Gaza, por jo në Bregun Perëndimor - forcat izraelite sulmuan qytetin e Jeninit, ka edhe të vdekur

Azia
Kalo në kategori