LAJMI I FUNDIT:

Nesta kritikon De Ligtin për deklarata kundër Juventusit: Nuk do t’i kisha thënë ato që ai i tha, thjesht shko te Bayern Munich

Nesta kritikon De Ligtin për deklarata kundër Juventusit: Nuk do t’i kisha thënë ato që ai i tha, thjesht shko te Bayern Munich

Legjenda e futbollit italian, Alessandro Nesta, beson se Juventusi ka bërë një hap përpara dhe dy hapa prapa, ndërsa shton se Matthijs De Ligt duhet të kishte shkuar në Bayern Munich, por pa dhënë komente për Bianconerët.

Zonja e Vjetër ka pasur një fillim të vështirë të sezonit, duke humbur të dyja ndeshjet e para të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, por Nesta beson se ky është një problem që ka vite që po krijohet.

“Ka një konfuzion më të përgjithshëm, prej vitesh ata bëjnë një hap përpara dhe dy hapa prapa, mungon një linjë e saktë, edhe në tregun e transferimeve”.


“Allegri? Nuk është i gjithë faji i tij. Nuk ka asnjë qartësi”, deklaroi ai

Nesta u pyet gjithashtu për komentet e bëra nga ish-mbrojtësi i Juventusit, De Ligt, i cili ishte kritik ndaj ish-klubit të tij pas largimit këtë verë.

“Nuk do të kisha bërë deklarata të tilla. Kanë paguar 70 milionë euro për ty, të kanë kërkuar me çdo kusht, ke qenë i lënduar gjatë. Doni të largoheni për te Bayern Munich? Thjesht shko”, deklaroi Nesta. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Klubi i Ligës Premier shfaqet si pretendent për të nënshkruar me Endrick

Premier League
Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Përgjigja e Osimhen kur u pyet nëse do t'i bashkohet Man United këtë verë po bëhet virale

Premier League
Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Alvaro Morata zbulon arsyen befasuese pse nuk qëndroi gjatë tek Milani

Ndërkombëtare
Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Chelsea befason të gjithë, cakton çmimin e Cole Palmer për t'u ndarë verën e ardhshme

Premier League
Kalo në kategori