Nesër seanca për ndryshimet kushtetuese në RMV, pushteti kërkon mbështetje nga deputetët

Para seancës së nesërme plenare kushtuar nevojës për hapjen e Kushtetutës, kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se shumica prej dy të tretave nuk i duhet Qeverisë, por ardhmërisë evropiane të vendit. Sipas tij, nuk ka pasur vërejtje thelbësore nga opinioni dhe opozita lidhur me tekstin e ndryshimeve kushtetuese, sepse, siç thotë ai, nuk cenohet identiteti maqedonas.
“Debati dhjetë ditor në Kuvend është mundësi e mirë që qytetarët edhe një herë të sigurohen se është proces, që është realizimi i qëllimit të dytë strategjik, pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO, dhe sa më shpejt ta kryejnë këtë proces, aq më shpejt do të bëhemi anëtarë të BE-së”, tha Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Kovaçevski shtoi se këtë herë ekziston mundësia që vetoja për anëtarësim në Bashkimin Evropian të vijë nga vendi, e jo nga ndonjë shtet tjetër. Kryeministri akuzoi se opozita po përhap histeri për gjoja bullgarizim, por pasi dështoi, shpiki termin “diktati bullgar”.
“Kjo është më e reja tani – diktati bullgar. Ata vijnë nga Bashkimi Evropian dhe thonë – ky nuk është propozim bullgar, ky është propozim i BE-së. SHBA thotë gjithashtu se ky është propozim i BE-së. Dikur thanë se do të ndryshonin kornizën negociuese, por nuk e thonë më këtë”, Dimitar Kovaçevski – Kryeministër.
Përkundër tentimit të kryeministrit për të ndryshuar mendje, nga OBRM-PDUKM theksuan sërish se nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre.
“Kovaçevski nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën, le të përgatitet për largim të shpejtë. Po të kishte Kovaçevski deputetë për ndryshimet kushtetuese, do t’i kishte votuar shumë kohë më parë. Nesër do të shihet sërish se nuk do të ketë asnjë ndryshim të Kushtetutës. Gjithçka që po bën Kovaçevski është duke mbajtur peng shtetin për shkak të dëshirës së tij për të qëndruar në pushtet edhe një ditë”, OBRM-PDUKM.
Ndërkohë letër deputetëve sot u ka dërguar edhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani. Ai theksoi se nga vendimi i tyre do të varet nëse vendi do t’i vazhdojë negociatat apo do t’i ndërpresë ato për një periudhë më të gjatë pa garanci për sukses./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë