Nesër regjim i veçantë trafiku në Shkup, protestohet kundër "USJE-s"

Nesër, duke filluar nga ora 12:00, në Shkup do të mbahet një marsh proteste "Ndalo Cementarën" me një itinerar nga para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në bulevardin "Ilinden", djathtas përgjatë bulevardit "VMRO", duke vazhduar përgjatë rrugës "Vasil Glavinov", majtas përgjatë rrugës "Dimitrije Çupovski", duke vazhduar përgjatë rrugës "11-ti Oktomvri" deri para Kuvendit të RMV-së dhe majtas përgjatë rrugës "Filip II i Maqedonisë" deri para Ministrisë së Mjedisit.
Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor të SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
“U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që marrin pjesë në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga oficerët e policisë”, thonë nga MPB./Telegrafi/



















































