Sot përmbyllet afati për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, që mbahen më 19 maj.
Fushata zgjedhore do të nisë nesër për të vazhduar deri më 17 maj ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zëdhënësi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Afati për dërgimin e kërkesave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri të vendit, përfundon sot. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Radio Kosovën se vetëm vëzhguesit e akredituar nga ky komision do të mund t’i përcjellin këto zgjedhje.
”Akreditmi i personave apo i vëzhguesve që kanë aplikuar deri më tani do të bëhet gjatë mbledhjeve të ardhshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pra, gjatë mbledhjeve të cilat do të mbahen gjatë javës që po vie”, tha Elezi.
Ndërkaq, duke filluar nga dita e hënë dhe deri më 17 maj, subjektet politike kanë të drejtë që të organizojnë tubimet e tyre në kuadër të fushatës zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre, që t’u përmbahen ligjeve të Republikës së Kosovës dhe rregullave zgjedhore, sepse vetëm në këtë mënyrë do t’i kontribuojnë një procesi zgjedhor të rregullt të pranuar, tha Elezi:
”Pa dyshim se subjektet politike, kandidatët dhe mbështetësit e tyre kanë rolin kryesor në proces zgjedhor të qetë, të lirë dhe demokratik. Prandaj, ne bëjmë thirrje që kjo të arrihet”, tha ai.
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka angazhuar 670 komisionerë për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave në veri të vendit që do të mbahen më 19 maj, komisionerët do të angazhohen në 44 qendra të votimit në gjithsej 87 vendvotime.
Të drejtë vote në Mitrovicën veriore kanë 22 242 persona; në Leposaviq 18 390 persona në Zveçan 9.276 persona dhe në Zubin Potok 8 612 persona. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shpallur zgjedhjet për katër komunat veriore të Kosovës pas dorëheqjes që kryetarëve serbë kishin dhënë në shenjë proteste për taksën prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, LVV merr 42.30%, PDK - 20.95%, LDK - 18.27%

Rezultatet përfundimtare, këta janë 48 deputetët e LVV-së

Grenell thotë se Smith e ngriti aktakuzën ndaj Thaçit, pasi kishte marrë informata të ndjeshme nga një zyrtar amerikan

Rezultatet përfundimtare, këta janë 24 deputetët e PDK-së

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Një person në Ferizaj nuk ndaloi në shenjën stop të policit, shkaktoi aksident dhe goditi objektin e një furre buke

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës