LAJMI I FUNDIT:

Nesër në seancën e Këshillit të Sigurisë së RMV-së do të diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme

Nesër në seancën e Këshillit të Sigurisë së RMV-së do të diskutohet për gjendjen e jashtëzakonshme

Seancë e Këshillit të Sigurimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet nesër në orën 13:30 në kabinetin e Presidentit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë, përveç anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të Presidentit Stevo Pendarovski, do të marrë pjesë edhe mjeku Zharko Karaxhovski nga Komisioni për sëmundje infektive.

Pas seancës, sipas shërbimit për shtyp të kabinetit të Presidentit, Pendarovski do të japë një deklaratë për opinionin.


Seanca pritet të diskutohet vazhdimi i mundshëm i gjendjes së jashtëzakonshme, bazuar në propozim të Qeverisë, e cila pozicionin e saj e bëri të qartë në seancën e djeshme të saj.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se do të kërkohet zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkohen 30 ditë të reja apo më pak./Telegrafi/