Mbi vendin tonë nesër do të mbajë mot diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjes në ultësira parashihet të ketë mjegull, ndërsa gjatë ditës pjesërisht i vranët dhe me diell.


Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

Do të fryjë erë  nga drejtimi i juglindjes, e lehtë deri mesatare. /Telegrafi/