Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, dhe ish kryeprokurorja speciale Katica Janeva, nesër do të mësojnë nëse dhe sa vjet burg do të marrin për rastin ‘Haraçi’.
Gjykata penale do ta shpall aktgjykimin për ta, ndërsa akuzohen për pastrim parash dhe marrje shpërblime për ndikim të paligjshëm të Boki 13, dhe abuzim të detyrës nga Janeva si kryeprokurore e PSP-së. Të dyja veprat penale të Boki 13, sipas kodit penal, veç e veç i sjellin atij nga një deri në dhjetë vjet burg.
Ndërsa Janevës të paktën tre vjet. Sipas aktakuzës, Boki 13 ka ndikuar te ish kryeprokurorja e PSP-së që biznesmenit Orce Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandoria”, t’i zëvendësohet paraburgimi me arrest shtëpiak për çka ata kishin marrë shpërblim prej 1.5 milion euro nga Kamçevi. Janeva kishte marrë divan dy-vendësh, tre vendësh dhe një kolltuk me vlerë prej 5,000 euro dhe 50,000 euro para. Prokuroria gjithashtu gjatë gjykimit paraqiti pamjet ku Boki 13 dhe Zoran Milevski Kiçeec nga shtëpia e Kamçevit kishin marrë një çantë Louis Vitton, në të cilën pretendohej se kishte një milion euro. Por kjo u mohua nga të dy të akuzuarit.
Në mbrojtje të saj, Janeva tha që në atë kohë në PSP kishin vendosur t’i lirojnë të gjithë të dyshuarit në arrest shtëpiak para vitit të ri 2019, që i kishte liruar Gjykata Supreme, jo PSP. Mobiljet i ka blerë përmes Bokit, për çka i ka dhënë para. Boki 13, nga ana tjetër, pretendoi se ai nuk e dinte se çfarë kishte në çantën “Louis Vitton”, dhe në takimin e atëhershëm te Kamçevi, nuk ishte biseduar për para. Ai pohonte para gjykatës se nuk ka mundur të ndikojë te Janeva dhe PSP. Në rastin “Reket” vetëm Zoran Milevski – Kiçeec u deklarua fajtor dhe mori tre vjet burg. Ai e apeloi aktgjykimin para Gjykatës së Apelit.
Në vend të gjykatës penale ku deri tani janë mbajtur të gjitha gjykimet për rastin “Reket”, aktgjykimi nesër do të shpallet në Gjykatën Supreme. Kjo është me kërkesë të gazetarëve sepse pritet të ketë mbulim të madh mediatik, ndërsa kushte për plotësimin e rekomandimeve për mbajtjen e distancës ka pikërisht në Gjykatën Supreme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Kandidatët për kryeministër injorojnë “elefantin në dhomë”
Ramush Haradinaj në SHBA: Angazhim për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit strategjik
Kelmendi: Zjarri në ETC Suharekë më shkaktoi dëme mbi 3 milionë euro
NATO dhe BE përforcojnë kontingjentet në Kosovë para zgjedhjeve të 9 shkurtit
Tubimi në Skenderaj, Haradinaj: Kur u bashkuan Drenica dhe Dukagjini e larguan Serbinë nga Kosova
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta