Nesër jepet premiera e komedisë "Kontesha Arduini" në teatrin e Mitrovicës

Nesër do të jepet premiera e komedisë “Kontesha Arduini” në teatrin “Muharrem Qena” në Mitrovicë.
Premiera e saj do të jepet në orën 20:00 dhe hyrja do të jetë e lirë, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, kjo është një komedi me situata gazmore dhe personazhe karizmatike.
“Mos e humbisni këtë mundësi për t’u argëtuar me një interpretim brilant nga aktorët tanë të talentuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































