LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon procesi gjyqësor për tentim vrasjen e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Nesër fillon procesi gjyqësor për tentim vrasjen e liderit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela

Nesër në Gjykatën Themelore të Shkupit, në bankën e të akuzuarve do të ulen 10 persona si të dyshuar për tentim vrasje ndaj deputetit Zijadin Sela më 27 prill të vitit kaluar në Kuvend. Përveç Kire dhe Cane Gjorgjievskit, si të dyshuar për tentim vrasje janë edhe Oliver Oshavkovski, Sashe Cenkov, Nikollçe Dimitrievski, Aleksandar Janevski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllevski-Kobra, shkruan Alsat-M.

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela nuk do të merr pjesë në seancën e parë gjyqësore, por në cilësinë e palës së dëmtuar do të përfaqësohet nga avokati i tij Abedin Abduli. Sipas burimeve të Alsat M, përfaqësues i organit të akuzës në këtë rast gjyqësorë do të jetë Darko Jakimovski ndërsa gjykimi do të udhëhiqet nga gjykatësja Sllavica Andreevska.

Tentativa për vrasje ndaj Selës është rasti i tretë i cili futet në procedurë gjyqësore mbi zhvillimet e 27 prillit. I pari ishte rasti i 9 të dyshuarve për pjesëmarrje në dhunë të cilët morën dënime me kusht. Rasti dytë ishte dënimi i Pançe Angellov i cili u dënua me 4 vite burg për dhunë ndaj deputetes Radmilla Shekerinsa. Ndërkohë në Prokurorinë për krim të organizuar dhe korrupsion është duke u procedua hetimi për “cenim terrorist të rendit kushtetues” në lidhje me zhvillimet e përgjakshme në Kuvend. Për këtë vepër aktualisht dyshohen 36 persona. Në mesin e tyre janë ish drejtori i BSP-së Mitko Çavkov, 6 deputet të OBRM-PDUKM-së, organizatorët e protestave si dhe të dyshuar të tjerë. Organi akuzës nuk përjashton zgjerimin e hetimit./Alsat/


Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Pengimi i gazetarëve në fushatë, PZAP gjobit Vetëvendosjen me 8 mijë euro

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Kalo në kategori