LAJMI I FUNDIT:

Nëse Potter nuk arrin ta këndellë Chelsean, atëherë Pochettino është emri i parë në listë për ta zëvendësuar

Nëse Potter nuk arrin ta këndellë Chelsean, atëherë Pochettino është emri i parë në listë për ta zëvendësuar

Chelsea ka shpenzuar më shumë se 600 milionë euro për lojtarë të rinj, por nuk po arrin të marr rezultate këtë vit.

Skuadra e Graham Potter është në vendin e dhjetë në Ligën Premier me 11 pikë më pak se pozitat që çojnë në Ligën e Kampionëve dhe është në prag të eliminimit nga kjo garë për këtë sezon pasi ka humbur ndeshjen e parë nga Borussia Dortmund me rezultat 1-0.

Pasi Thomas Tuchel u shkarkua në fillim të shtatorit për shkak të një fillimi të keq të sezonit, Chelsea i pagoi Brighton 22 milionë euro si kompensim për Graham Potter, duke e bërë atë trajnerin më të shtrenjtë në histori.


Potterit iu dha një kontratë pesëvjeçare dhe një dorë e lirë për të krijuar një ekip të ri në “Stamford Bridge”.

Por deri më tani Potter ka fituar vetëm dy nga 13 ndeshjet e kampionatit, ekipi i tij duket i dëshpëruar, madje edhe lojtarët e rinj e të shtrenjtë nuk kanë treguar ende asgjë.

Chelsea nuk mund të rrezikojë shkarkimin e Potter për një arsye të fortë
Lexo po ashtu Chelsea nuk mund të rrezikojë shkarkimin e Potter për një arsye të fortë

Disa media angleze pohojnë se Chelsea tashmë po punon për të sjellë një trajner të ri, vetëm pak muaj pas mbërritjes së Potter.

Mauricio Pochettino, thuhet se është emri që po qarkullon më shumë në zyrat e klubit.

Zërat për shkarkimin e Potter janë shtuar ditëve të fundit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori